LAJMI I FUNDIT:

Këto veshje janë të dedikuara për meshkuj?

Këto veshje janë të dedikuara për meshkuj?

Ka filluar Java e Modës në Londër, ku janë mbledhur disenjator nga 45 vende të botës, që të tregojnë veshjet për meshkuj, të sezonit pranverë/verë.

Por, në pasarelën e Nasir Mazhar, të pranishmit mbetën të hutuar, me veshjen e modelëve.

Funde dhe gjysmë-fustane, brekë me linja të holla, jelek që ngjasojnë me reçipeta dhe këpucë me platformë të lartë, kanë qenë veshjet e dedikuara për meshkuj.

Modelët kanë pasur sy të vijëzuar dhe flokë të lyera, që kryesisht kanë ngjasuar me kloun.


Veshjet dhe aksesoret e disejnerit turko qipriot, më shumë janë cilësuar si për femra, se sa për meshkuj, transmeton Telegrafi.