Hulumtuesit thonë se duart luajnë një rol të rëndësishëm në transmetimin e mikrobeve, kështu ju duhet t’i kushtoni rëndësi shumë atyre dhe pjesëve më të ndjeshme të trupit të cilat i prekni shpesh me duar.
Edhe pas larjes së duhur të duarve, duart dhe gishtat shpejtë ri-kontaminohen nga mjedisi që ju rrethon. Më poshtë mund të lexoni se cilat pjesë të trupit nuk duhet t’i prekni shpesh me duar.
Kanalin e veshit
Ju kurrë nuk duhet t’i futni gishtat apo diçka tjetër në këtë kanal. “Futja e ndonjë gjëje në kanalin e veshit mund të prishë lëkurën e hollë që gjendet në kanalin e veshit,” thotë John K Niparko, profesor i mjekësisë në SHBA.
Nëse ndjeni kruajre të vazhdueshme të veshit, ju duhet të kontrolloheni tek një otolaringolog në vend se të provoni diçka vetë. Otolaringologu mund të vlerësojë shumë lehtë problemin, qoftë nëse keni infeksion në vesh, ekzema të lëkurës apo dyllë të grumbulluar.
Fytyrën
Ju mund t’i përdorni duart kur e lani fytyrën apo kur aplikoni ndonjë krem në fytyrë. Por, në rastet tjera ju nuk duhet ta prekni fytyrën. Kur i lëshoni duart në një sipërfaqe me baktere dhe pastaj e prekni fytyrën, ju i sillni ato baktere në fytyrë. Kjo rritë gjasat që të sëmureni dhe të keni infeksione të fytyrës, pasi që gishtat përmbajnë vajra që mund të bllokojnë poret tuaja, thotë dermatologu Adnan Nasir, transmeton Lajmi.net.
Prapanicën
Përveç larjes dhe pastrimit të saj, në rastet tjera mos e prekni asnjëherë. Thjeshtë mos e bëni. “Anusi përmban baktere të cilat potencialisht janë shumë të dëmshme”, thotë Jared W. Klein. Pasi të kryeni nevojën apo të prekni prapanicën pa ndonjë arsye tjetër, lani duart plotësisht dhe mirë.
Sytë
Në përjashtim të rasteve kur jeni duke i vënë lentet ose duke i larë sytë, në të kundërtën sytë nuk duhet të preken. Ju mund të futni lehtë mikrobe në sy përmes duarve. Këto mikrobe më pas mund të shkaktojnë përskuqje të syve dhe infeksione. Ndiqni një rregull të thjeshtë: “Mos i prekni dhe mos i fshini.” Dhe në qoftë se sytë ju kruhen, kanë thatësi apo ju djegin, bisedoni me mjekun tuaj.
Gojën
Një hulumtim i fundit në Britani të Madhe gjeti se njerëzit i vendosin gishtat në gojë apo rreth gojës në një mesatare prej 23.6 herë në orë kur ata janë të mërzitur në punë. Dhe ata e bënin këtë 6.3 herë në orë edhe kur ishin të zënë! Ky është një problem i vërtetë: Në një studim të publikuar në revistën Mikrobiologjia e Aplikuar, u tregua se mikrobet transferohen nga gishtat për në gojë shumë shpejtë dhe më tepër se nga çdo mënyrë tjetër. Ndoshta duhet të mendoni përsëri para se t’i fusni gishtat prapë në gojë, transmeton Lajmi.net.
Brendësinë e hundës
Në një studim të veshit, hundës dhe fytit më 2006, që ishte publikuar në revistën Kontrolli i Infeksioneve, njerëzit të cilët vendosnin gishtin në hundë shpesh ishin 51% me më shumë gjasa që të fusin bakterin “Staphylococcus” në hundën e tyre se sa ata të cilët nuk e bënin. (Lajmi.net)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Muzeu në SHBA prezanton një përvojë që i lejon mysafirët të ndiejnë ujin e ngrirë që duruan pasagjerët e Titanikut
Djaloshi përlotet teksa lexon mesazhin që merr nga Donald Trumpi me rastin e ditëlindjes së tij
Po peshkonte me magnet, anglezja nxjerr nga lumi revolen 130-vjeçare
Fotogafia nga viti 1941 bëhet virale, përdoruesit e rrjeteve sociale pretendojnë se djali po mban në dorë një iPad
Një shtëpi me dy dhoma gjumi në Angli ka dalë në ankand për vetëm 10 funte - por duhet të mendoni mirë para se të vendosni ta blini atë
Fermerët afrikanë kultivojnë kumbullën më të rëndë në botë
Stjuardesa bëhet virale me këshillat për qetësim, për ata që frikësohen të udhëtojnë me aeroplan
Luajti me të njëjtat numra njëzet vjet në lotari - amerikani fitoi 1 milion dollarë, një vjet pasi kishte fituar edhe bashkëshortja e tij
Muzeu në SHBA prezanton një përvojë që i lejon mysafirët të ndiejnë ujin e ngrirë që duruan pasagjerët e Titanikut
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
Amarildo Bakaj merr një fitore të madhe, detyron kundërshtarin që ta dorëzojë meçin
Neymari u dërgon brazilianëve të Real Madridit një ‘mesazh të tmerrshëm’ për Mbappen
Georgiev: Të pranojmë të vërtetën, Serbia e njohu Kosovën
Lamine Yamal zbulon se cila është diferenca kryesore mes Hansi Flickut dhe Xavit
Lotina Haziri publikon fotografi nga dasma e motrës së saj, ku dukej tejet elegante në krahët e Mozzikut
Disa prindërve u kërkohen verifikime shtesë për vazhdimin e shtesave për fëmijë, MF-ja pa sqarime