LAJMI I FUNDIT:

Këto janë bombat e modës nga ndarja e çmimit “Oscar”

Këto janë bombat e modës nga ndarja e çmimit “Oscar”

Veshjet prestigjioze të ndarjes së çmimit ”Oscar” gjithmonë kanë qenë rasti i shkëlqyeshëm që aktoret të veshin kreacionet solemne të kreatorëve të famshëm të modës, në mënyrë që sa më mirë të theksojnë shkëlqimin dhe luksin që u ofrohen.

E përlotura Lupita Njong’o, fituese e “Oscar” për rolin dytësor të femrës në filmin “12 vite robëri”, ka përfunduar sezonin e shpërblimeve holivudiane si e përkëdhelura e industrisë së modës, në saje të siluetave seksi dhe ngjyrave shkëlqyese.

“Prada dhe është qepur për mua,” tha ajo në tapetin e kuq të Teatrit Dolby. “Kjo është një e kaltër që më kujton qiellin e Najrobit.” Aktorja 31-vjeçare është dominuar për rolin e saj si Patsey në filmin e Steve McQueen, “12 vjet Skllav” (12 Years A Slave) në rolin kryesor pasi mbaroi shkollën e aktrimit.

Pavarësisht se nuk u dominua këtë vit, Charlize Theron u bë pjesë e listës së fustaneve të mahnitshëm, duke veshur një fustan të zi dramatik të firmës Dior. Ylli i Afrikës së Jugut arriti në këtë event pa partnerin e saj aktual, Sean Penn, por shkëlqeu në fustanin e zi duke treguar shpatullat e saj të holla, një kurriz të bukur dhe elegant.


Naomi Wats ra në sy për fustinn e bardhë të koleksionit Calvin Klein dhe për varësen e argjendtë në qafë. Ajo erdhi pa partnerin e saj Liev Schreiber duke thënë se “Ai ishte me fëmijët në shtëpi.

Angelina Jolie shoqërohej nga Brad Pitt, e veshur me një fustan Elie Saab. Çifti mori duartrokitjet më të shumta nga fansat që po prisnin në radhë.

E nominuara për aktoren më të mirë, Cate Blanchett ishte veshur me një fustan përrallash, Giorgio Armani Prive, në ngjyrë argjendi dhe me bisht. “Është i rëndë, por e dashuroj,” tha ajo.

E nominuara për aktoren më të mirë mbështetëse, Julia Roberts arriti me një fustan konservator Givenchi, ndërsa Penelope Cruz me një fustan rozë me të zezë.

Kate Hudson ishte veshur me një fustan të bardhë Versace. Nëna e saj, Goldie Hawn shoqërohej nga partneri i saj Kurt Russell e veshur me një fustan të artë prej mëndafshi.

Sandra Bullock kishte veshur një fustan Alexander McQueen. Flokët i kishte bërë kaçurrela të hedhura në njërën anë.

Lady Gaga ishte veshur më pak çuditshëm se zakonisht, me një fustan klasik ngjyrë floriri dhe pa rripa.

Anne Hathaway, që u dominua me çmimin aktorja më e mirë mbështetëse për rolin e saj në “Të mjerët” vitin e shkuar, dukej e sofistikuar në fustanin e zi Gucci të lidhur në qafë.

Meryl Streep, që u nominua për filmin "August: Osage County", arriti e feshur me një fustan ngjyrë kremi dhe të zi, Lanvin dhe dukej e lumtur dhe e relaksuar në tapetin e kuq, tek bënte shaka me miken e saj të vjetër, Glenn Close. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Gjashtë mënyra për të veshur xhinse dhe për t'u dukur elegante

Gjashtë mënyra për të veshur xhinse dhe për t'u dukur elegante

Keshilla Modë
Performancë, mes disiplinës dhe lirisë: Kombinime që duhet t'i rikrijoni patjetër

Performancë, mes disiplinës dhe lirisë: Kombinime që duhet t'i rikrijoni patjetër

Keshilla Modë
Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

E vetmja ngjyrë që Kate Middleton nuk e vesh: Nuk i pëlqeu as mbretëreshës Elizabeth

E vetmja ngjyrë që Kate Middleton nuk e vesh: Nuk i pëlqeu as mbretëreshës Elizabeth

Moda
Nuk jeni i sigurt nëse partneri juaj është personi i duhur për ju? Këto janë shenjat që konfirmojnë se keni gjetur shpirtin tuaj binjak

Nuk jeni i sigurt nëse partneri juaj është personi i duhur për ju? Këto janë shenjat që konfirmojnë se keni gjetur shpirtin tuaj binjak

Në çift
Fustani i ri i Georgina Rodriguez -it i ka befasuar të gjithë: Ja si duket modelja që ka shumë para, por nuk ka fare stil

Fustani i ri i Georgina Rodriguez -it i ka befasuar të gjithë: Ja si duket modelja që ka shumë para, por nuk ka fare stil

Moda
Kalo në kategori