LAJMI I FUNDIT:

Këto dy gjëra NUK DUHET t’i vishni dy ditë rresht!

Këto dy gjëra NUK DUHET t’i vishni dy ditë rresht!

A nuk do të ishte jeta jonë shumë më e lehtë nëse do të vishnim të njëjtën gjë çdo ditë? Nuk bëhet fjalë për uniformën por për veshjet e gardërobës suaj.

Nga pikëpamja e higjienës, nuk është zgjedhje e mirë veshja e të njëjtave rrobave çdo ditë, por cilët janë dy artikujt që patjetër nuk duhet t’i vishni pa i lënë të paktën një ditë në shtëpi, thënë ndryshe dy ditë rresht?

1- Sytjenat
‘Nuk jemi të sigurt nëse femrat e dinë këtë’- shkruan shefinds.com, por nuk duhet absolutisht të vishni të njëjtët sytjena ditë pas dite. Ato kanë nevojë të qëndrojnë një ditë pushim në shtëpi. Pasi i keni mbajtur sytjenat të veshura gjithë ditën, elasticiteti i tyre është shpërdorur ndaj ato kanë nevojë për kohë që ta rikuperojnë formën e tyre dhe të rivishen sërish.
Përdorni sytjenat alternative që keni ose investoni disa para më shumë në disa palë të tjera, në mënyrë që t’i vishni ato pas disa ditësh.

2- Këpucët
Ka mijëra njerëz që zotërojnë të paktën një palë këpucë dhe i veshin ato çdo ditë. Ndaj, më e mira do të ishte të mos vishnit të njëjtat palë këpucë çdo ditë, shkruan Anabel. Njësoj si sytjenat, këpucët kanë nevojë të qetësohen dhe bashkë me to edhe këmbët e tuaja gjithashtu.
"Duke veshur të njëjtat palë apo të njëjtin stil këpucësh çdo ditë, ju jeni duke ushtruar presion të përsëritshëm në zonat më të rëndësishme të këmbës suaj"- thotë Dr. Jaleh Hoofar. /Telegrafi/