Konkurrenca jo e drejtë në raport me prodhuesit e grurit të vendeve fqinje, importet e pakontrollueshme dhe mbështetja jo e kënaqshme e fermerëve nga ana e qeverisë kanë bërë që këtë vit Kosova të ketë afro 20 mijë hektarë grurë më pak të mbjellur.
Kështu u bë e ditur në tryezën e përbashkët të Shoqatës së Bujqve Prodhues të Grurit të Kosovës me Odën Ekonomike të Kosovës.
Kryetari i OEK-ut, Safet Gërxhaliu tha se është koha kur duhet të fillohet me një kampanjë dhe të promovohen shembuj të cilët do të ndikonin në vetëdijesimin e qytetarëve për konsumimin e prodhimit vendës, ngase sipas tij gjatë vitit 2016 Kosova importoi para të gatshme afro 6 miliardë euro.
“Në vitin 2017 kemi afro 20 mijë hektarë më pak të mbjellur me grurë sesa në vitin 2016 dhe jemi këtu për të gjetur mënyrën se si të mbrohet prodhimi vendor. Dhe si përmes importit të mbrohet prodhimi vendor. Është koha të përdorim taktikat e vendeve të rajonit që për produktet tone jo vetëm të flitet por edhe të veprohet. Bujqësia është ajo që gjeneron vende të reja të punës. Është koha kur duhet të mbështetet fermeri i Kosovës për përmirësimin e bilancit të pagesave që është në një stad jo të lakmueshëm”, tha ai.
Nga analiza e Shoqatës së Bujqve Prodhues të Grurit të Kosovës rrjedh se bujqit, prodhues të grurit në Kosovë janë gjithmonë të ekspozuar konkurrencës së padrejte të produkteve të grurit të cilët importohen në Kosovë.
Pal Gjuraj, nga Shoqata e Prodhuesve të Grurit, tha se fermerët kosovarë po përballen me probleme të shumta, dhe kjo sipas tij ka bërë që të bie interesimi për kultivimin e këtij produkti.“Edhe pse qeveria ka ndarë grande, nevojat e fermerëve janë edhe më të mëdha. Fermerët janë në vështirësi sepse nuk janë të barabartë me konkurrentët e shteteve për rreth. Kërkojmë që të vendosen banderolat në miell sepse përmes tyre do të jemi në gjendje të dimë se sa importohet dhe sa prodhohet dhe në të njëjtën kohë të kontrollojmë cilësinë”, tha ai, raporton Ekonomia Online.
Bashkim Fejzullahu nga Shoqata e Mullinjve të Kosovës, tha se është koha që të gjendet një zgjidhje ngase pretendon se kanë kapacitete të grurit të mjaftueshëm për vendin tonë, bile edhe për eksport. Ai thotë se importi i grurit nga Serbia i ka kushtuar shumë prodhuesit dhe konsumatorit i cili nuk e din as prejardhjen e miellit të cilin e përdor.
“Ne nuk mund të bëjmë zgjidhje për prodhuesit e grurit sepse mielli importohet edhe më lirë se ne mund të iu ofrojmë atyre. Qëllimi është që ne të prodhojmë dhe të ofrojmë cilësi. Ne mund të them se kemi mundësi kapacitet por populli duhet të jetë i vetëdijshëm që të përdor prodhimin vendor në mënyrë që edhe ne të mund t’i nxisim bujqit tanë që të mbjellin tokat”, tha ai.
Gjatë diskutimeve është theksuar se bujqësia konsiderohet si njëri prej gjeneruesve të mëdhenj të vendeve të punës. Në të njëjtën kohë, në Kosovë kjo industri përbën një prej sektorëve të cilët kanë potencial më të madh për zhvillim si nga aspekti i gjenerimit të të hyrave për ekonomitë familjare, luftimin e varfërisë, krijimin e vendeve të reja të punës, uljen e deficitit tregtar, etj e deri te rritja e prodhimtarisë primare e cila më pastaj përdoret për zhvillimin e industrisë sekondare, të asaj të përpunimit. Si rrjedhojë kjo ofron mundësi të reja në industrinë e përpunimit të produkteve bujqësore. Duke marrë parasysh se prodhimtaria e drithërave në përgjithësi është çështje më se strategjike për Kosovën sepse ofron sigurinë ushqimore për të gjithë qytetarët e Kosovës, në këtë diskutim është konkluduar se duhet kushtuar vëmendje të veçantë dhe duhet t’i ofrohet përkrahje e duhur në mënyrë që të mund të zhvillohet tutje.
Kosova, sipas statistikave zyrtare të Ministrisë së Bujqësisë, çdo vit prodhon rreth 285,000 ton grurë. Kjo përbën plotësimin e rreth 70% të nevojave të Kosovës për grurë. Duke marrë parasysh faktin se prodhuesit e grurit në Kosovë nuk janë në pozitë të mirë në raport me prodhuesit e grurit në rajon, ndodh që ata nuk mund ta shesin grurin e tyre për shkak të konkurrencës jo të drejtë që vie nga importi i grurit dhe miellit. Në fund u konkludua se Qeveria e Kosovës duhet të ndërmarrë masa të nevojshme për të mbrojtur prodhimin vendas të grurit dhe se rekomandimet nga diskutimet e kësaj tryeze do ti dërgohen Qeverisë së Kosovës në formë të kërkesës zyrtare. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë
Dhjetë familjet mbretërore më të pasura në Evropë, nuk është mbretëresha Elizabeth II në vend të parë

Si të dallohet qumështi i mirë?

Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa