Ministria e Kulturës, sivjet pritet të marrë një vendim lidhur me projektin për ndërtimin e Teatrit të Operës “Ibrahim Rugova“. Kështu ka bërë të ditur për KultPlus, zëdhënësja e kësaj ministrie, Jehona Shyti.
Ajo ka thënë se tashmë është planifikuar buxheti për vitin 2014, ndërsa shpreson që sivjet të mos ndodhë ridestinimi i mjeteve sikurse viteve të kaluara në projekte të ndryshme kulturore, por të merret një vendim konkret lidhur me Operën.
“Është planifikuar buxheti edhe për këtë vit fatkeqësisht edhe viteve të tjera kur është bërë ridestinimi i buxhetit është dashur që të ridestinohen në projekte të ndryshme të kulturës, shpresojmë që këtë vit të mos bëhet ridestinimi i mjeteve por të definohet çështja e atij projekti “, ka thënë Shyti.
Ajo ka shtuar se problemi i operës është i trashëguar dhe se realizimi i këtij projekti ka hasur në vështirësi të ndryshme.
Ministria e Kulturës e quan absurde mënyrën e deritashme të ndarjes së fondeve vjetore simbolike lidhur me Teatrin e Operës. Shyti thekson se ndër problemet më të mëdha rreth këtij projekti ka qenë mossigurimi i buxhetit.
“Njëra ndër absurdet në këtë projekt ka qenë pikërisht edhe planifikimi i buxhetit, është një projekt që kushton 30 milionë euro e që çdo vit janë ndarë nga 1 milion euro, e që sipas logjikës i bije që projekti të realizohet për 30 vjet. Kjo është e palogjikshme sepse kish me qenë kulmi 30 vjet më i ri se sa themelet, e ku i dihet që ndoshta mbas 30 vjetëve nuk do të kishte logjikë aspak”, ka theksuar Shyti.
Ministria e Kulturës vlerëson se afati maksimal për ndërtimin e objektit të operës duhet të jetë deri në pesë vjet. /KultPlus/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Historia e gjakmarrjes së madhe në Tokën e Shenjtë, shqiptari që tentoi të ndalte Rothschildët dhe sulltani që lejoi krijimin e Izraelit

“Në dekë të shoqit tim” - një poezi rrethane

Thënie nga Gjergj Fishta: Më dhemb kryet nga njato parla-parla të parlamentarëve - dokrra pa kokrra!

Ç’është socializmi?

DY VAJZAT E MIA
Vepra e Banksyt tërheq vizitorësh në muzeun gjerman

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët