Anders Borg
Bota është shumë e ndryshme pas referendumit të Brexit në Mbretërinë e Bashkuar. Do të duhen dekada përpara se ne të kuptojmë efektin e plotë të vendimit të votuesve britanikë për të dalë nga Bashkimi Evropian.
Një gjë që ne mund të dimë me siguri, megjithatë, është se interesi më i mirë i BE-së është të ruajë lidhje të forta me Britaninë, pavarësisht faktit se votuesit britanikë e morën vendimin e tyre në mënyrë të njëanshme. Shumë gjëra rrezikohen nëse lejohet që procesi të dominohet nga lojërat zemërngushta të pushtetit që pengon interesat e përbashkët, siç ndodh shpesh në politikën Evropiane.
Ekonomisht, zhvillimi në BE do të përfitojë padyshim nga një marrëdhënie e hapur tregtie me Britaninë. Një marrëveshje e tregtisë së lirë që përfshin shërbime financiare do të minimalizojë dëmin nga Brexit për të gjitha palët e përfshira, sepse firmat Evropiane do të mbështeten ende te Londra si qendra e vetme financiare globale e rajonit. Edhe nëse shërbimet bankare zhvendosen gjetkë në eurozonë, kompanitë si Volvo, Siemens dhe Total do të kenë nevojë për Londrën nëse do të konkurrojnë me kompani si Toyota, GE dhe Exxon.
Politikisht, BE-ja dhe Mbretëria e Bashkuar do të përfitojnë nga ruajtja e marrëdhënies së afërt sepse asnjëra palë nuk i shpëton problemeve që prekin rajonin sot. Këto përfshinë agresionin në rritje të Rusisë dhe presidentit të saj, Vladimir Putin; fuqizimin e ISIS dhe kërcënimin nga terrorizmi në atdhe; si dhe refugjatët që i drejtohen Evropës nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut. Për më tepër, vota Brexit nuk e ndryshon rëndësinë strategjike të NATO-s, ku vazhdimësia e bashkëpunimit është e nevojshme dhe ku BE-ja ka nevojë për Mbretërinë e Bashkuar po aq shumë sa kjo për BE-në.
Ndaj, çfarë duhet të bëjë BE-ja? Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker ka bërë thirrje për më shumë federalizëm – për më shumë pushtet të deleguar te institucionet qeverisëse të BE-së. Unë e konsideroj Juncker një mik të afërt, por jam kundër tij për këtë ide. Lëvizja drejt integrimit të mëtejshëm ose kontrollit të centralizuar do të ishte një rrugë e rrezikshme për t’u ndërmarrë, pasi do të shtonte rrezikun e largimit të një vendi tjetër anëtar. Dhe, përtej këtij rreziku, ka arsye të tjera përse duhen shmangur masat e federalizmit.
Le të marrim në konsideratë argumentin ekonomik kryesor të ofruar nga federalistët: eurozona ka nevojë për një politikë të përbashkët fiskale për të harmonizuar vendimet politike, si taksimi. Kjo është e gabuar për dy arsye.
Së pari, problemet ekonomike fundamentale janë strukturore. Evropianët do të vazhdojnë të kërkojnë ngushëllim te populizmi nëse nuk shohin përmirësime në standardin e tyre të jetesës, që do të ndodhë vetëm me një rritje më të lartë të produktivitetit. Një politikë e vetme fiskale nuk do ta sjellë këtë – dhe kjo mund ta përkeqësojë problemin. Çfarë Evropa ka nevojë, është një reformë strategjie që shton konkurrencën dhe pakëson barriera e konkurrencës.
Veçanërisht, politikëbërësit e BE-së duhet të ndjekin politikat që i bëjnë tregjet e punës më freksibël. Këto mund të përfshijnë taksa margjinale më të ulëta, kritere më të ashpra për përfitimet, kërkesa më të ashpra për kërkimet e punës, më tepër burime për trajnimin e aftësive dhe rregullim më pak strikt të mbrojtjes së punëtorëve.
E dyta arsye është politike. E thënë thjeshtë, nuk ka mbështetje politike për taksa më të larta dhe ulje shpenzimesh që do të ishin të nevojshme me një politikë të përbashkët fiskale. Brukseli do të akuzohej për shpërndorim të parave të taksapaguesve dhe çdo përpjekje për të shpërfillur opinionin publik dhe për të imponuar integrim fiskal në vendet anëtare të BE-së do të shkaktonte efekt të kundërt dhe do të nxiste valë të zemërimit populist që çoi në fitoren e kampit anti-BE në Britani.
Sot, mbështetësit e BE-së duhet të përballen me faktet: një bashkim edhe më i ngushtë nuk është vullneti i Evropianëve, edhe në vendet anëtare që nuk do të zgjidhnin kurrë të largoheshin. Nëse Komisioni Evropian e imponon narrativën post-Brexit në këtë drejtim, rezultati do t ëjetë i kundërt me atë që synohet. Në fakt, federalizmi është me gjasë kërcënimi më i madh i të ardhmes së BE-së.
Ata që duan që BE-ja të mbijetojë duhet t’i rezistojnë tundimit për të pasur më shumë kontroll. Ne kemi nevojë për një Evropë që qëndron e bashkuar sepse do, jo sepse është e detyruar nga super-strukturat e reja politike të cilat nuk kanë mbështetje popullore. /Project Syndicate/reporter.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
KQZ përditëson rezultatet e votave nga diaspora – LVV prin me 49.30%

Zelensky takohet me kryeministrin britanik, ata përshëndeten me një përqafim

Zarf i Zi në e Big Brother VIP Albania: Të gjithë banorët t’i përgatisin valixhet

Procesi i numërimit të votave nga diaspora, KQZ jep detaje

Ish-mesfushori i Juventusit humbet betejën me kancerin në moshën 32-vjeçare

Pas përplasjes në Shtëpinë e Bardhë, reagon Zelensky

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk