LAJMI I FUNDIT:

Këpucët më të shtrenjta në botë me një garanci prej një mijë vjet

Këpucët më të shtrenjta në botë me një garanci prej një mijë vjet

Prejse janë lëshuar në shitje këpucët më të shtrenjta në botë nga dizajnuesi i stolive Christopher Michael Shellis ende qëndrojnë në një raft dyqani të ruajtura mirë. Duket se asnjë Hirushe nuk dëshiron që të ecin me këpucët prej ari dhe diamante.

Këpucët me vlerë 140.000 funte


“Këpucët që kam dizajnuar kanë bërë një bujë të madhe dhe konfuzion në mesin e adhurueseve marramendëse të këpucëve, kemi bërë disa intervista me palët e interesuara, por që nuk duam të zbulojmë detaje tjera”, ka thënë dizajnuesi i stolive Christopher Michael Shellis.

Me vlerë prej 140 mijë funte, të prodhuara në temperaturë prej 1000ºC dhe me 2200 diamante, këto këpucë kanë garanci njëmijë vjet! /Telegrafi/