LAJMI I FUNDIT:

Këpucët me majë po kthehen në modë

Këpucët me majë po kthehen në modë

Asgjë nuk i ikën modës, gjithçka rikthehet. Kështu pas vitesh të tëra kur këpucët me majë ishin fshehur në këndet e dollapëve, ja tek kthehen triumfuese në pasarelën dhe në këmbët e yjeve.

Sigurisht artistet që i kanë veshur nuk duken shumë komode me këtë formë me majë, por duhet të mësohen sepse këtë pranverë nuk do mund të bëjnë pa to…

Për pranverë/verë 2013 parashikohet në fakt kthimi i sandaleve apo këpucëve me maje, me ose pa rrip, ngjyrat të ndryshme, etj.

Kjo do te thotë se këpucët me maje do të kthehen dhe do të bëhen miket tona më të mira, mund ti vishni për një aperitiv me miket e tua të cilat mund ti kombinoni edhe për një përshtatje të veshjeve në punë.


Të ndikuara edhe gjate mbrëmjeve në ndonjë klub, diskoteke etj. Shfrytëzoni edhe ngjyrat si e argjendta dhe e arta, një gjë që duhet ta provoni gjithsesi në verë.

Këpucët me maje mund të kombinohen gjithashtu si me funde ashtu dhe me pantallona, duke ju lënë të lira të zgjidhni veshjet që dëshironi. /Telegrafi/