LAJMI I FUNDIT:

Kelmendi reagon ndaj ndryshimeve fiskale në Kosovë

Kelmendi reagon ndaj ndryshimeve fiskale në Kosovë

Biznesmeni dhe deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e partisë në pushtet, PDK, Ramiz Kelmendi, ka reaguar përmes një shkrimi të radhës pas ndryshimeve të reja fiskale që kanë hyrë ne fuqi nga dita e djeshme.

Kelmendi rekomandimet e veta në këtë drejtim i kishte shfaqur shumë më herët në paraqitjet e tija mediale por edhe në Kuvendin e Kosovës. Me shembuj konkret, Kelmendi ka shfaqur në shkrim, avancimet dhe ngecja nga ky ndryshim i cili sjellë trend të ri për qytetarin.

Gjatë ditës, si kryeministri, Isa Mustafa ashtu edhe ministri i Financave, Abdullah Hoti, ndryshimet fiskale në fjalë i kanë paraqitur si shumë pozitive për vendin.


Në vazhdim sjellim shkrimin e plotë të Ramiz Kelmendit

Ndryshimet e reja fiskale, avancimet dhe ngecjet

Ndryshimet fiskale të implementuara nga 01 shtatori 2015 janë ndryshime që po bëhen me ligjin e ri për pakon fiskale si dhe me udhëzimin administrativ të krijuar më 31.08.2015.

Këtu është bërë një ngecje e panevojshme meqë ky ligj ka kohë që është përgatitur dhe ka kohë që është vendosur në Parlament porse udhëzimi administrativ i vonuar ka bërë që të shkaktohet huti e caktuar për implemntimin e suksesshëm të këtij ligji nga data 1 Shtator 2015.

Zvogëlimi i normës së tatimit nga 16% në 8% për produktet esenciale siç janë buka, mielli, vaji, kripa, qumështi, rryma, uji dhe disa të tjera, janë shumë me ndikim në kualitetin e jetës për qytetarët e papunë dhe ata me të ardhura të vogla si edhe për çdo qytetarë tjetër. Nga kjo edhe Buxheti i Republikës së Kosovës do të grumbulloj më pak të hyra, për 50 milion euro në vit. Me këtë zvogëlim të normës së tatimit bie edhe interesimi për informalitet gjë e cila ndikon në zvogëlimin e tij në produktet e përmendura më lartë. Meqenëse një numër i madh i këtyre artikujve nuk ka prodhimtari të mjaftueshme, pra, kemi edhe import të madh, kjo e ‘arritur’ pak mundë të kontribuojë në rritjen e prodhimtarisë meqë TVSh-ja vlen për të gjitha produktet dhe të gjithë importin dhe prodhimin vendorë. Pritjet për rritje të prodhimtarisë dhe shtimit të vendeve të punës për rritjen e konsumit janë tejet të vogla.

Në anën tjetër rritja e normës së tatimit nga 16% në 18% është një rritje domethënëse që ndikon dukshëm në standardin e konsumatorit për arsye se si e tillë, kjo rritje do të krijoi të hyra në buxhetin e Kosovës me mbi 120 milion euro ne vit, kjo rritje do të ndikoi shumë ne vazhdimin e ngritjes së informalitetit dhe shtimin e apetiteve edhe të atyre tjerëve që tu qasen informalitetit duke zvogëluar faturat dhe sasitë në importe dhe prodhimtarinë vendore. Kjo sepse mungesa e kontrollit të përgjithshëm është e vogël për shkak të mungesës së stafit, dhe, ky ndryshim tatimorë do të dëmtoi dukshëm ekonomitë reale dhe legale, andaj për ti arritur rezultatet e duhura dhe të nevojshme për çka edhe janë bërë këto ndryshime, për plotësimin e mungesave në buxhet, atëherë duhet të ndërmerren masat shtesë të kontrollit.

Rritja e normës së tatimit në perime dhe pemë nga 16% në 18% dhe zvogëlimi i normës së rimbursimit nga 18% sa ishte dashur të jetë në 8% është rritja më e dëmshme që po i bëhet fshatarit dhe prodhimeve të tyre. Nga kjo del se kjo normë do e rrezikojë prodhimtarinë bujqësore dukshëm edhe pse në njërën anë po jepen grante për të stimuluar prodhimin e në anën tjetër po sanksionohen sepse këto prodhime do të jenë të pabarabarta me importet nga vendet e CEFTA-s për 10%, vlerë e cila është e madhe dhe me ndikim qenësorë. Me këtë realitet ekonomitë që punojnë me këto produkte nga tani kanë më tepër profit nëse produktet e njëjta i importojnë, kur dihet se këto produkte 80% të qarkullimit të tyre bëhen në tregun e gjelbër dhe këndeve në rrugët e ndryshme.

Nga kjo analizë e këtij shkrimi, rekomandim kyç do të ishte që të analizohet edhe njëherë kjo, sepse ligji mundëson që ministri i financave të bëjë ndryshime të duhura në çdo kohë po qe se një veprimtari ekonomike rrezikohet.

Heqja e normës së TVSH-së për makineritë prodhuese nga 16% sa u paguante në hyrje dhe pastaj u rimbursonte kjo vlerë pas procesit te fillimit të punës, është lëvizje pozitive. Këtë gjë duhet ta shfrytëzojnë investitorët ekzistues dhe ata të rinj sepse investimi fillestarë do të jetë për 16% më i lirë. Këto janë kërkesa të shumta që kam paraqitur gjatë shkrimeve te mia dhe paraqitjeve të mia mediatike.

Kjo as nuk e ka shtuar buxhetin e Kosovës as nuk e mungon buxhetin e Kosovës. Kjo gjë mundë të ndikoi që investitorët të investojnë për 16% më tepër në blerje të makinerive dhe investimeve të tjera.
Të gjitha këto ndryshime fiskale sa pozitive dhe sa negative nuk mundë të lëvizin zhvillimin ekonomik , sepse për të lëvizur zhvillimin ekonomik duhet kompletuar të gjitha nevojat të cilat janë të domosdoshme për të qenë një investim pozitiv. Pra duhet të kompletohen të gjitha e pastaj rezultati mundë të ishte i nevojshmi, por duke parë se ky ndryshim fiskal grumbullon më tepër të hyra për rreth 70 milion, është e hyrë nga ekonomitë legale, është e hyrë që duhet të paguajnë qytetarët e Republikës së Kosovës.

Shumë më e mirë dhe më e lehtë do ishte me qenë po qe se do kishim realizuar edhe premtimin elektoral për punësimin e të tjerëve që kanë nevojë. Në këtë mënyrë do kishim zgjedhë rrugën e zvogëlimit të tatimeve sepse buxheti do ishte mbushur nga shtimi i konsumit. Kjo rritje shkakton informalitet edhe më të lartë si dhe shkakton zvogëlim të konsumit.

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'

Botë
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Botë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
A po i fsheh Roman Abramovich miliardat në kompanitë gjermane?

A po i fsheh Roman Abramovich miliardat në kompanitë gjermane?

Kalo në kategori