Biznesmeni kosovar dhe deputeti i PDK-së, Ramiz Kelmendi, kësaj radhe ka dalë me rekomandimet për qeverinë e tij, në drejtim të uljes së informalitetit.
Ja çfarë thotë Ramiz Kelmendi:
Është dukuri brengosëse, që informaliteti në vendin tonë është i lartë, apo sa është, apo për të ditur vlerën reale të tatimeve që duhet pranuar nevojitet të implemetohen arkat fiskale në secilin biznes.
Arkat fiskale duhet të jenë në posedim edhe tek bizneset që nuk vërehen, bëhet fjalë për; avokatët, këngëtarët, audio dhe video bizneset, qepësit e rrobave të modës dhe shumë veprimtari të tjera.
Me implementimin e arkave fiskale, mundë të mbledhim qartë të hyrat nga TVSH-ja dhe të hyrat nga obligimi i tatimit në fitim.
Nga kjo do të kishim edhe pamje të qartë mbi të hyrat e çdo biznesi dhe çdo qytetari të vetëpunësuar ose të punësuar.
Mos të harrojmë, me ndihmën e arkave fiskale do të kemi edhe çmimin final real të secilit produkt dhe një gjë e tillë mund të shërbejë si bazë analize për investitorët e rinj që kanë afinitet për të prodhuar dhe zëvendësuar këto produkte nga importi, meqë në shumicën e rasteve kemi ankesa të llojit se ‘nuk ka llogari për të prodhuar dhe zëvendësuar këto produkte nga importi, meqë del se edhe çmimi i shitjes është i lirë’.
Me implementimin e këtyre rekomandimeve, do të përmirësohej ky faktorë dhe shumë prodhues ekzistues mund të zgjeronin biznesin dhe të shtonin rendimentin prodhues, si në industri ashtu edhe në bujqësi.
Nga këto fakte del se mund të konstatojmë se rëndësia e implementimit të arkave fiskale është qenësore dhe domethënëse dhe pas implementimit dhe funksionalizimit do të kishim rezultate konkrete nga të hyrat shtesë që mundë të paraqiteshin e që në rastin e tonë duhet të jenë rreth 200 milion euro shtesë.
Këto mjete të shtuara buxhetore duhet të distribuoheshin në mënyrë të profesionalizuar në kategoritë e bizneseve që aktualisht kanë ankesa të shumta.
Këtu zënë vend qumështarët, ekonomitë prodhuese dhe ekonomitë e tjera të cilave do tu ktheheshin në lehtësira fiskale për bizneset në nevojë, që nënkupton për to, heqje të doganës në repromateriale.
Ne si shtet duke sjellë këso lehtësira do të kishim shtim të prodhimtarisë ekzistuese dhe shtim të veprimtarive të tjera e bashkë me to edhe shtim të numrit të të punësuarve dhe të hyra tjera shtesë në buxhet.
Për të pasur arritje të shpejtë dhe të mirë në këtë sferë, implementimi dhe funksionalizimi i arkave fiskale në tërësi do ishte metoda më e thjeshtë dhe më funksionale .
Çdo qytetarë ka të drejtë të blejë sa të dojë dhe me vlera të kuponëve sa është e nevojshme dhe të gjitha këto kuponë të dorëzohen në nivelin mujor pranë administratës tatimore në kuvertën e caktuar.
Mos të ketë kufizim në numrin e tyre dhe vlerën e tyre. Të gjitha kuponët fiskalë pa marrë parasysh a janë me TVSH apo kuponë fiskalë të liruar nga TVSH-ja (Kuponat fiskalë të liruar nga TVSH nxjerrin tatimin në fitim dhe të hyrat që krijojnë këto veprimtari), për çdo vlerë të dorëzuar të rimbursohen në llogarinë rrjedhëse të qytetarit, vlera 2% nga bruto-vlera e kuponëve fiskalë.
Vetëm me forma të tilla të rekomanduara, do të arrinim tek eliminimi i informalitetit dhe në mënyrë indirekte do eliminonim edhe korrupsionin ndërsa që krimin ekonomik do arrijmë ta zvogëlojmë që në muajin e parë deri në 90%.
Në muajin e tretë nga jetësimi i këtyre rekomandimeve, informaliteti do të zvogëlohej në 98%.
Kjo do ishte element i rëndësisë së veçantë për shtetin dhe politikën e Kosovës.
Vendi ynë do të rangohej ndër shtetet me informalitet të vogël. Vlen të implementohen këto rekomandime dhe të priten e inkasohen rezultatet e saj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

A do t'i kishin veshur legjendat e futbollit atletet rozë të modës së fundit?

Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

Nga kërkimi në sukses - Telegrafi Jobs!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania