Deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe biznesmeni, Ramiz Kelmendi ka thënë se eksod i qytetarëve të të gjitha moshave, të papunëve dhe atyre të punësuar, është një lëvizje e dëmshme për Kosovën në aspektin ndërkombëtar si dhe lëvizje e dëmshme për buxhetin.
Ai thotë se sipas numrave fillestarë dhe atyre që pretendojnë të largohen nga Kosova shifra mund të arrijë deri ne 50 mijë persona, që është një numër i madh.
“Këta qytetarë janë edhe konsumatorë, sepse edhe buxheti jonë është buxhet konsumues, që do të thotë se çdo njeri nga këta qytetarë duhet të ketë me vetë se paku nga 1000 euro. Nga kjo del se nevojiten rreth 50 milionë euro për këtë eksod. Në anën tjetër nëse marrim mesataren se këta qytetarë nga ana e konsumit ditor në Kosovë shpenzojnë nga dy euro del se Kosovës do i mungojnë në treg konsumues edhe 40 milionë euro për vit apo indirekt edhe 10 milionë euro buxhetit të Republikës së Kosovës, dhe njëkohësisht do kenë edhe ndikim në bizneset private dhe zvogëlimin e qarkullimit dhe shpenzimeve për të gjitha veprimtaritë ekonomike”, thekson ai.
Deputeti Kelmendi thotë se po ti shtohet kësaj edhe rënia e çmimit të karburanteve dhe ndikimi që e ka ky çmim në TVSH dhe doganë për artikuj të ndryshëm, dukshëm do ndikojë në perfomancën e grumbullimit të buxhetit të Republikës së Kosovës.
“Kjo mungesë e mjeteve për buxhet nuk ishte dashur të ndikojë në inkasime të dhunshme, të taksave shtetërore e aq më pak të shkohet në rritjen e tatimeve bazë. Nga kjo analizë me fakte konstatojmë se Qeveria duhet të përgatitet që të ketë një rënie buxhetore dhe të angazhohet për të balancuar këtë rënie. Shumica e qytetarëve të Republikës së Kosovës janë te papunë dhe me shpresë presin që qeveria e cila ka njohuri dhe numra të nevojshëm për ti shtyrë të gjitha ligjet e reja, si dhe ndryshim plotësimin e ligjeve për të shtyrë përpara proceset ekonomike. Kemi premtuar punësimin në sektorin e bujqësisë me mbi 50 mijë vende pune, që sipas prezantimeve të mia është më se e mundshme të realizohet një gjë e tillë brenda mandatit qeverisës katërvjeçar. Por mos të harrojmë se ka pasur metoda më të sofistikuara se metodat e kaluara të ndarjes së granteve që unë do ti quaja sociale, sepse të njëjtat nuk garantojnë performancë të bujkut-biznes, por të bujkut social, sepse grantet financojnë ekonomi familjare që nuk mundë të konkurrojnë me prodhuesit e rajonit”, thekson deputeti i PDK-së Ramiz Kelmendi.
Sipas tij, për ti financuar projektet, nevojiten investime kapitale më të mëdha dhe kjo mund të realizohet në bashkëpunim me bankat komerciale, Bankën Botërore dhe Bankën Evropiane. Pra buxheti i ndarë për përkrahjen e bujqësisë prej 60 milionë eurosh ka mundësi që me këtë metodë të përkrahë një bujqësi të investimit të përbashkët prej 300 milionë urosh dhe brenda dy vitesh të arrihet investimi prej 500 milionëve të premtuar si dhe punësimi apo të hyrat e krijuara për 50 mijë të punësuar.
“Ky konstatim mbështetet në realitet kur e dimë se kemi mjete financiare të bollshme të lira në bankat komerciale dhe financues të shumtë që janë të gatshëm të mbështesin bujqësinë. Në të kaluarën kamatat e bankave ishin më se të larta por në mungesë të plasmanit të mjeteve këto banka tashmë kanë ulur normën e kamatave në më pak se 10 për qind në vit dhe këto mjete mundë tani të shërbejnë për financimin e bujqësisë në të kaluarën norma ishte mbi 20 për qind), dhe këtu kemi mundësi si qeveri të ndërrojmë metodën e dhënies së granteve në subvencionim të kamatës për kreditë bujqësore dhe sigurimin e kredive te këqija për normën e Kosovës që është diku rreth 7 për qind. Këto instruksione mundë të ndryshojnë përformancën e prodhimit agrar dhe përpunimit të saj si dhe shtimin e punësimit me një element shtesë që qytetarët të kenë mundësi të arrijnë të hyra të mjaftueshme për vete dhe familjen. Vetëm me këtë implementim ne do ta balanconim rënien e mundshme buxhetore dhe shtimin e saj sepse të hyrat e 50 mijë të punësuarve që janë afër 200 milionë euro ndikojnë drejtpërdrejt në zvogëlimin e importit dhe rritjen e eksportit. Kjo veprimtari ekonomike trajtohet si xeherore apo e hyrë e përjetshme nga toka e Kosovës”, tha Ramiz Kelmendi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Kurti takon në Davos ekonomistin nga Universiteti i Harvardit, ekonomia jonë u zgjerua dhe niveli i papunësisë u zvogëlua
Kosova hap mundësi të reja eksporti, nënshkruan marrëveshje me EFTA-n
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Albed hap showroom-in e dytë në Zvicër, duke forcuar bashkëpunimin mes bizneseve shqiptare
Kosova hap mundësi të reja eksporti, nënshkruan marrëveshje me EFTA-n
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Dimri nuk ka qenë kurrë më i këndshëm - rezervoni 28 Janarin për kinema!
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar