LAJMI I FUNDIT:

Kelmendi: Edhe bashkëpunimi e shtrirja ekonomike janë bashkim kombëtar

Kelmendi: Edhe bashkëpunimi e shtrirja ekonomike janë bashkim kombëtar

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga PDK-ja dhe biznesmeni Ramiz Kelmendi duke folur për investimin e kompanisë “Grupi Elkos” në Shqipëri, përkatësisht në Lushnje thotë se ideja e ndërtimit të këtij kompleksi ishte e kahmotshme sepse të dy shtetet si Kosova dhe Shqipëria këtë sektorë e kanë të pazhvilluar në formë të organizuar, me prodhimtari individuale dhe në parcela të vogla.

Telegrafi: I nderuari deputet Kelmendi, ‘Grupi Elkos’ ka filluar një iniciativë zhvillimore të sektorit të bujqësisë si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri. Investimi i fundit filloi para pak ditësh në Lushnje, ku mori pjesë edhe kryeministri Rama. A mund të konstatojmë se po ndodhë një bashkim ekonomik në mes dy vendeve tona?

Kelmendi: Ideja e ndërtimit të këtij kompleksi ishte e kahmotshme sepse të dy shtetet si Kosova dhe Shqipëria këtë sektorë e kanë të pazhvilluar në formë të organizuar, me prodhimtari individuale dhe në parcela të vogla. Duke e parë se sa është numri i madh i importit të këtyre produkteve që ofrojmë ne, nga shtetet tjera, konstatuam se e tërë kjo mund të zëvendësohet. Por këtu mendoj se nuk është vetëm qëllimi i zëvendësimit por qëllimi është edhe ngritja e eksportit në vendet e rajonit dhe të BE-së.


Telegrafi: Sa janë vlerat numerike që mund të arrihen në këtë projekt?

Kelmendi: Ne vetëm kemi ndërtuar strategjinë e pjesëmarrjes në panairet ndërkombëtare dhe të rajonit në një shtandë të përbashkët me dy qendrat qe kemi, njërën në Zërze dhe tjetrën në Lushnje. Këto dy objekte do kenë një sipërfaqe pune për kalibrim, grumbullim, paketim, përpunim dhe depozitim të tërësishëm rreth 35000 metra katrorë.

Kapaciteti i planifikuar do të jetë rreth 500 mijë ton, numri i të punësuarve drejtpërdrejt do jetë mbi 200 dhe punëtorë të rregullt dhe 500 të tjerë sezonal dhe rreth 18 mijë fermer që do të krijojnë të hyra të sigurta.

Për të arritur këtë vlerë ne i kemi studiuar me kujdes të gjitha importet dhe kohen e importit në të dyja shtetet, çmimet dhe sasitë por njëkohësisht kemi studiuar edhe sasitë që BE importon nga shtetet e ndryshme të botës e që mundë të prodhohen në këto dy vende. Po ashtu është analizuar edhe koha e arritjes së këtyre sasive që është periudha e vitit 2020, kjo sepse disa kulturave u duhet fizikisht të rriten për tre deri në pesë vite deri në nxjerrjen e rendimentit të duhur.

Telegrafi: Cilat metoda të punës arrijnë këto rezultate?

Kelmendi: Këtu kemi planifikuar edhe metodën e prodhimit të kontraktuar dhe të çmimit i cili është i kalkuluar nga ekspertët që i njëjti si çmim të jetë stabil dhe i arsyeshëm por edhe i qëndrueshëm për kompanitë e mëdha.

Deklaroi kështu sepse këto kompani kanë kërkesa strikte dhe kanë kërkesa për sasi enorme, për të cilat ekziston përgjegjësi si financiare ashtu edhe juridike.

Për mosrealizimin e këtyre kontratave, kemi planifikuar edhe financime të mëdha nga bankat me kamata dhe kushte që i përgjigjen këtyre kulturave dhe kemi planifikuar edhe siguracionet e ndryshme në rast të fatkeqësive natyrore. Pra këto metoda që në do t’i implementojmë në këtë projekt do të jenë metodat më të avancuara që kanë bërë shtetet e ndryshme dhe të suksesshme të botës.

Telegrafi: A keni menduar që të keni depozita të nevojshme edhe për situata emergjente si dhe të keni çmime të lira në treg?

Kelmendi: Po, dhe kemi planifikuar edhe depozitimin e produkteve të ndryshme në mënyrë që ti nxjerrim në treg në kohërat kur këto kultura nuk japin rendimente. Sasia e planifikuar për depozitim do jetë diku rreth 100 mijë ton. Edhe këtu kemi konsultuar njerëzit e njohurive për depozitim dhe jemi në përgatitje të pajisjeve adekuate për këtë qëllim.

Telegrafi: A keni planifikuar makineri të avancuar për këtë projekt, apo cila është makineria?

Kelmendi: Edhe makineritë me kapacitet të shumtë për kalibrim, paketim dhe makineritë për ndërtimin e ambalazhimit të kartonit dhe plastikes i kemi planifikuar meqë kjo shërben për të kompletuar procesin prodhues. Kemi planifikuar edhe që për klasën e tretë të këtyre produkteve te bashkëpunojmë me përpunuesit e ndryshëm dhe paketuesit tjerë që operojnë në Kosovë.

Telegrafi: Si do të bëhet shpërndarja e sasisë së mallit?

Kelmendi: Kemi në projekt edhe planin mbi logjistikën për grumbullim dhe logjistikën për distribuim lokal duke plotësuar kështu nevojat e tregut vendor Kosovë – Shqipëri dhe ndërtimin e shoqërisë së transportit për logjistikën ekportuese, ku si bazë do e kemi edhe kthimin e turrëve nga BE. E them këtë sepse edhe Kosova dhe Shqipëria nuk e kanë të përpunuar këtë veprimtari ekonomike, dhe numri i maunave që do të operojnë në këtë grup të Elkos-it do të jetë mbi 100.

Telegrafi: Krejt në fund, ky projekt kombëtar, çfarë rezultatesh jap sipas jush në sferën e punësimit në një kohë kur si Shqipëria ashtu edhe Kosova kanë problem me punësimin?

Kelmendi: Punësimi i drejtpërdrejt në këto pika të komplekseve agrare do të jetë mbi 200 të punësuar drejtpërdrejt dhe në logjistikë përmbajtëse mbi 150 si dhe mos të harrojmë se do krijohen të hyra financiare bazë, në vlerë rreth 180 milionë euro prej nga do kemi punësim të qëndrueshëm të mbi 18 mijë fermerëve.

E gjithë kjo do të arrihet deri në vitin 2020. Është më rëndësi të cekim këtu se kjo veprimtari ekonomike në Kosovë mundë të kryhet si veprimtari ekonomike sekondare, sepse kemi parcela të vogla. Por nga kjo do krijohet një veprimtari ekonomike e organizuar që do të jetë oazë e këtyre dy shteteve dhe do jetë krenari kombëtare, sepse këto prodhime bujqësore si të tilla do të jenë xeherore e përjetshme duke nxjerrë produkte të shëndetshme dhe të sigurta.

Nga këtu do shtojmë edhe bashkëpunimin me institucionet arsimore dhe institutet e ndryshme dhe laboratorët, në mënyrë që të mbështesim fermerët edhe me mjete të punës, siç janë plehrat artificial, pesticidet dhe bimët e farërat e kontrolluara gjithnjë sipas kërkesës së tregut. Thjesht, kjo do të jetë Shqipëria dhe Kosova Agrare e vitit 2020. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'

Botë
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Botë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” -  vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

“Urdhëro Hykmete, skena për ty” - vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

Ekonomi
Kalo në kategori