LAJMI I FUNDIT:

KE vlerëson lartë Kosovën për Programin e Reformave në Ekonomi

KE vlerëson lartë Kosovën për Programin e Reformave në Ekonomi
????????????????????????????????????

Në kuadër të dialogut për qeverisje ekonomike ndërmjet Kosovës dhe BE-së, Qeveria e Kosovës për herë të katërt do të dorëzoj në Komisionin Evropian, Programin e Reformave në Ekonomi. Prandaj, duke u bazuar në vendimin e Qeverisë të datës 30 qershor 2017 për procesin e përgatitjes së Programit për Reforma në Ekonomi 2018-2020, në emër të Koordinatorit Nacional, ministrit të Financave Avdullah Hoti, sot u mbajt takimi lansues i këtij procesi.

Në këtë takim morrën pjesë përfaqësuesit e Institucioneve të Kosovës, përfaqësuesit e Komisionit Evropian dhe OECD-së, si dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile, ku u prezantuan ndryshimet në udhëzimet e Komisionit Evropian, strukturat koordinuese si dhe kalendarin për përgatitjen e PRE-së. Kjo gjithashtu do të përfshijë një përmbledhje të mësimeve të nxjerra nga cikli i kaluar, si dhe fushat e nevojshme për përmirësim, përmbledhjen e të gjeturave nga vlerësimi i Komisionit Evropian për programin e kaluar, shqyrtimin e zbatimit të masave të programit të kaluar dhe rekomandimeve të politikave nga Konkluzionet e përbashkëta të dialogut ekonomik dhe financiar ndërmjet BE-së dhe Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë, të datës 23 maj 2017, Instrumentet e ndryshme të mbështetjes së procesit nga KE dhe OECD, që do të ketë fokus të veçantë ministritë përkatëse të përfshira në proces, si dhe prezantimin e metodologjisë së monitorimit të përgatitur nga ekipi i OECD-së.

Zëvendësministri i Financave Agim Krasniqi, në emër të Koordinatorit Nacional për hartimin e dokumentit ‘Programi për Reforma në Ekonomi’ (ERP) si pjesë e dialogut ndërmjet BE-së dhe Republikës së Kosovës, bëri hapjen e këtij takimi, ku theksoi se në këtë proces, institucionet që ne përfaqësojmë kanë bërë një punë të madhe në forcimin dhe avancimin e këtij dialogu.


“Siç mund të jeni në dijeni, vlerësimet që kemi pranuar për dokumentet e viteve të kaluara kanë qenë mjaft pozitive. Me këtë rast dua të ndalem një moment dhe t’i falënderoj koordinatorët e fushave për përkushtimin e tyre të vazhdueshëm. Si rezultat i punës suaj, edhe ERP 2017 është vlerësuar shumë mirë nga Komisioni Evropian, qoftë për nga cilësia e informatave, koordinimi i procesit, ndërlidhja me kornizën strategjike, kostimi apo ndërlidhja me kornizën buxhetore”.

Ai gjithashtu shtoi se “këto vlerësime janë njohje e suksesit tonë të përbashkët, sidomos duke pasur parasysh se dorëzimi i këtij dokumenti na vë në nivel të barabartë me shtete që janë më të avancuara se ne në procesin e ‘European Semester’. Prandaj, është shumë e rëndësishme, që ky trend pozitiv në cilësinë e dokumentit të vazhdojë edhe në të ardhmen”.

Zëvendësministri Krasniqi theksoi se “Duhet të ndërtojmë qasje gjithëpërfshirëse gjatë tërë procesit të hartimit të këtij dokumenti. Si Koordinatorë të këtij procesi ne do të punojmë në drejtim që ERP 2018 të ketë pronësinë dhe mbështetjen më të gjerë të mundshme politike”.

“Këtë vit për shembull është risi përfshirja e organizatave të shoqërisë civile dhe sektorit privat qysh në fillim të procesit, duke mundësuar kështu konsultim të gjerë të reformave të përzgjedhura. Prandaj presim që këto organizata të kontribuojnë me ekspertizën e tyre në pasurimin e dokumentit dhe përzgjedhjen e prioriteteve të cilat adresojnë problemet me të cilat ballafaqohen gjatë aktiviteti të tyre ekonomik”, shtoi zëvendësministri Krasniqi. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Botë
Premtimet për rrymën: Gaz, thëngjill, burime të ripërtërishme

Premtimet për rrymën: Gaz, thëngjill, burime të ripërtërishme

Ekonomi
Ndërmarrja

Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre

Ekonomi
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Ekonomi
Kalo në kategori