Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka mbajtur sot tryezë diskutimi, gjatë së cilës është prezantuar një analizë ligjore lidhur me partitë politike dhe transparencën në fushatë, e cila përmban pesë standarde me të cilat kërkohet ngritja e transparencës dhe e llogaridhënies së subjekteve politike.
Drejtori ekzekutiv i KDI-së, Ismet Kryeziu ka bërë të ditur se kjo analizë ka për qëllim ngritjen e transparencës së partive politike dhe vjen si shkëmbim i përvojave me Transparency International të Republikës së Çekisë.
Florent Spahija nga KDI ka folur për të gjeturat dhe rekomandimet e kësaj analize duke shpjeguar standardet të cilat rekomandohen për subjektet politike me qëllim të ngritjes së llogaridhënies përtej detyrimeve ligjore.
Këto standarde kanë të bëjnë me: publikimin e emrave të të gjithë anëtarëve të shtabit zgjedhor; detyrimin ligjor që i obligon subjektet politike për hapjen e llogarive financiare; publikimin e financave të secilit kandidat në fushatë; publikimin e të dhënave edhe për subjektet juridike (kompanitë) që japin donacione për subjektin politik dhe jo vetëm pronarëve; publikimin e kalendarëve të të gjitha ngjarjeve, të cilat do t’i realizoj subjekti politik gjatë fushatës.
“Pra duhet të ketë publikim të emrave të të gjithë anëtarëve të shtabit zgjedhor të subjektit politik si dhe të bëhet caktimi dhe publikimi i emrit të menaxherit financiar për fushatën. Publikimi i emrave të anëtarëve të shtabit zgjedhor (dhe shtabeve në degë regjionale) të subjektit politik dhe emrit të financierit të emëruar vetëm për fushatë do ta rriste transparencën e subjektit politik përballë publikut”, ka thënë Spahija.
Duke folur për standardin e radhës që duhet të arrihet, detyrimin ligjor që i obligon subjektet politike për hapjen e llogarive financiare për shpenzimet e fushatës zgjedhore ka shtuar se hapja e llogarive nënkupton bërjen publike e të qasshme në kohë reale përmes portalit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ndonjë portali tjetër apo vet portalit të subjektit politik/kandidatit.
“Po ashtu duhet të bëhet publikimi i financave të secilit kandidat në fushatë. Secili subjekt politik duhet t’i publikoi dhe duhet t’i detyroi të gjithë kandidatët që të raportojnë në subjektin me të cilin kandidojnë. Të dihet cili është kontributi financiar i tyre në fushatën e subjektit politik, me të dhënat se nga e ka financuar kandidati fushatën e tij personale”, ka shpjeguar Spahija.
Sipas tij, publikimi i të dhënave duhet të bëhet edhe për subjektet juridike (kompanitë) që japin donacione për subjektin politik, dhe jo vetëm pronarëve dhe se me këtë ndryshim ligjor publiku do ta kuptonte se cili është pronari i fundit që ka dhënë donacionin për subjektin politik, kjo sidomos tek kompanitë që kanë shumë pronarë, të cilët mbahen të fshehur.
“Duhet të bëhet edhe publikimi i kalendarëve të të gjitha ngjarjeve, të cilat do t`i realizoj subjekti politik gjatë fushatës. Këtu duhet të përfshihen edhe ngjarjet të cilat janë organizuar apo do të organizohen nga kandidatët pa përkrahjen e subjektit politik”, tha ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
"Piktura në vlerë 4 milionë euro", Pasuria e Përparim Ramës: Prona milionëshe në Kosovë dhe Londër, aksione, objekte me qera...

I mituri që dyshohet se vrau policin Lika kishte urdhër arrest aktiv qe pesë muaj

Osmani deklaron pasurinë në AKK: Pronë gjysmë milion euro në Australi, banesë, shtëpi e parcelë

Pasuria e Kurtit, jeton me qira në Prishtinë - banesa në Norvegji në emër të bashkëshortes

Abdixhiku deklaron pasurinë: Katër prona të paluajtshme dhe kredi mbi 150 mijë euro

Xhelal Sveçlës i humbi bagazhi në aeroport gjatë udhëtimit në Kroaci, mori 342 euro kompensim

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Publikohet momenti i gjuajtjes me breshëri plumbash ndaj terroristëve serbë në Banjskë

Kush do të jetë Papa i ardhshëm? Kandidatët kryesorë në një garë të paparashikueshme

La Liga i jep Barcelonës lajmin fantastik për sezonin e ri

Avokatja e Diamant Gashit: Babai i tij ishte i tronditur nga përfshirja e të birit në rastin e vrasjes së rreshterit Muhamed Lika

Flick projekton transferimin e ish-lojtarit të Real Madridit te Barcelona

Haradinaj: Nëse Limaj i vazhdon pushtetin Kurtit, është dorë e zgjatur e Serbisë