Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka nisur sot aktivitetet e para që do të zhvillohen në kuadër të muajit kundër korrupsionit 2018, në një bashkëbisedim me përfaqësues të mediave dhe shoqërisë civile.
Me këtë rast, drejtori ekzekutiv i KDI-së, Ismet Kryeziu ka theksuar se në këtë vit, KDI me aktivitetet e saj, do ta vendos qytetarin e zakonshëm në plan të parë. “Këto aktivitete kanë për qëllim ta fuqizojnë rolin e qytetarit si akter i rëndësishëm në luftën kundër korrupsion dhe përkojnë me përpjekjet globale qytetare për një ‘botë të lirë nga korrupsioni’”, ka thënë ai.
Ndërkaq Florent Spahija, zyrtar ligjor në KDI, ka theksuar se në prag të ditës ndërkombëtare kundër korrupsionit, 9 Dhjetor, Kosova në rrafshin ndërkombëtar dhe atë vendor vazhdon të asocohet ngushtë me joefikasitet në luftën kundër korrupsionit. “Secila aspiratë për të avansuar me agjendën e integrimeve evropiane dhe zhvillimin ekonomik është e kushtëzuar me rezultate konkrete në luftimin e korrupsionit. Indeksi i Përceptimit të Korrupsionit nga Transparency International për vitin 2017 e radhitë Kosovën në vendin e 85-të me 39 pikë, larg nga mesatarja globale prej 43 pikësh”, ka pohuar ai.
Spahija ka thënë se KDI, po e nisë shënimin e muajit kundër korrupsionit me mesazhe dhe inkurajim për qytetarët që të flasin dhe raportojnë korrupsionin dhe të kërkojnë llogari çdo ditë nga institucionet dhe të zgjedhurit e tyre për rezultate konkrete.
“Gjatë këtij muaji do të shpallen fituesit e garës së fotografisë dhe videos më të mirë të realizuar nga qytetarët, ku paraqiten efektet që korrupsioni ka në shoqëri dhe në jetën e përditshme. Pjesë e pa ndashme e punës sonë çdo ditë është dhënia e këshillave ligjore pa pagesë për qytetarët që duan ta raportojnë korrupsionin, sinjalizuesit e korrupsionit dhe dëshmitarët e korrupsionit. Për tre vite punë me dhënien e këshillave ligjore kemi pranuar mbi 300 raste të ndryshme të korrupsionit”, shtoi ai.
Gjatë këtij muaji, KDI do të bëjë publike raporte që flasin për cilësinë e prokurimit në institucionet qeveritare, që janë edhe ndër shpenzuesit më të mëdhenj të parasë publike, si Ministria e Infrastrukturës, Ministria e Shëndetësisë dhe Autoriteti Qendror i Prokurimit. Në kuadër të kësaj, do të shpaloset një analizë e vendimit të qeverisë për dhënien e 53 milion eurove si penalti kompanisë “Bechtel &Enka” si dhe një analizë tjetër që flet për mosndëshkueshmërinë në prokurimin publik.
Po ashtu ka bërë të ditur se KDI gjatë këtij muaji do të trajtoj edhe financimin e subjekteve politike në kohë të fushatave elektorale, më saktë përmes një analize ligjore do të promovojë standardet e reja të transparencës në fushata zgjedhore, standarde që përdoren edhe në vendet e BE-së, përcjell Telegrafi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ministria e Administratës: Në MMJPH është kryer inspektim i rregullt, nuk janë marrë kompetencat siç thonë nga BDI

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Mickoski nga Uashingtoni: Maqedonia është aleate e besueshme e SHBA-së, Evropa duhet të jetë parimore në vend se me dy standarde

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit