Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka kryer një hulumtim të opinionit publik në mesin e votuesve të rinj nga mosha 17 deri 21 vjeçare.
Sipas një njoftimi, hulumtimi është zhvilluar nga data 26 nëntor deri më 9 dhjetor, si dhe ka përfshirë 1,200 respodentë, prej tyre 50.3% vajza dhe 49.7% djem.
“Për të përfaqësuar shpërndarjen e popullatës në bazë të etnisë dhe vendbanimit, 71.9% e të anketuarave janë shqiptarë, 16.7% serbë dhe 11.4% të tjerë, ndërsa 52.7% në zonat rurale dhe 47.3% në zonat urbane. Marzha e gabimit është +- 2.74%”, thuhet në njoftim.
Sipas rezultateve të hulumtimit, përcjell Telegrafi, 70% e të rinjve kanë deklaruar se gjërat në Kosovë janë duke shkuar në drejtimin e gabuar.
“Të pyetur se cilat janë 5 shqetësimet e tyre kryesore të cilat duhet të adresohen nga qeveria, të rinjtë kanë listuar si më kryesoret: papunësinë (65.1%); Zhvillimin Ekonomik (54.6%); Luftimi i korrupsionit (51.3%); Shëndetësi (42.2%) si dhe Liberalizimi i vizave (4.1%)”.
“Të rinjtë kanë deklaruar se në 12 muajt e fundit më së shumti kanë diskutuar për politikën në internet, përkundër që vendimet e tyre nuk ndikohen nga reagimet në rrjetet sociale. Gjendja financiare në familjet e 52.8% e të anketuarve është deklaruar të jetë e vështirë për të përballuar shpenzimet mujore, përderisa 75% kanë vlerësuar si të dobët dhe joefikase punën e Qeverisë”.
“Sa i përket qëndrimeve të të rinjve për partitë politike, mbizotëron mendimi se ato janë të ndikuara nga një grup i vogël njerëzish me fuqi të madhe”.
“Si një e gjetur më shqetësues nga anketimi ka dalë që të rinjtë i shohin partitë politike si institucione nga të cilat mund të përfitojnë punësim dhe avancim më të lehtë në karrierë. Si institucioni më i besuar në mesin e të rinjve është renditur komuna, ndërsa në partitë politike kanë më së paku besim”.
“Nga të rinjtë është kërkuar që të japin një emër se cili është politikani model për ta. Nga 69 emra të personave të ndryshëm që janë dhënë, Albin Kurti është politikani model për të rinjtë me 13.7%, i pasuar nga Hashim Thaçi (10.5%) dhe Kadri Veseli (7.5%). Përderisa 23.5% e të anketuarve kanë deklaruar se asnjë prej politikanëve ekzistues nuk janë model që duhet ndjekur”.
“Interesimi për të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhme parlamentare është treguar i lartë, ku 76.1% janë shprehur të interesuar për të votuar. Programi politik, lista e kandidatëve dhe historiku i partisë del të jenë ndër faktorët përcaktues për tu përcaktuar për të votuar një subjekt politik”.
“Në këtë drejtim, të rinjtë ndërmjet moshës 17 dhe 21 vjeçare kanë deklaruar se nëse zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të mbaheshin nesër, do të votonin për këto parti politike: Lëvizja VETËVENDOSJE! 27%; Partia Demokratike e Kosovës (20%); Lidhja Demokratike e Kosovës (13%); Aleanca Kosova e Re (7%); Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (7%), Nisma për Kosovën (3%) si dhe Lista Serbe (3%). Një numër i madh i të anketuarve prej 18% kanë refuzuar të përgjigjen në pyetjen se për cilën parti politike do të votonin në zgjedhjet e ardhshme”, thuhet në njoftimin e KDI-së. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mot i vranët dhe me riga shiu

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri