LAJMI I FUNDIT:

Katërqind euro i duhen një qytetari të Kosovës për të kaluar muajin minimalisht

Katërqind euro i duhen një qytetari të Kosovës për të kaluar muajin minimalisht

Vende të reja të punës nuk ka, të ardhurat për familjet nuk është se kanë ndryshuar, kurse shporta e konsumatorit variron nga 12 deri në 15 euro.

Çmimi mesatar i produkteve: 1kg oriz kushton një euro e 29 centë; 1kg miell rreth 40 centë, një bukë 500 gramë 36 centë; vezë, 30 copë, dy euro e 72 centë, 1l qumësht 91 centë, si dhe produkte tjera të nevojshme për një familje, raporton KTV.

Nëse kjo shportë është e qëndrueshme për tre ditë, atëherë çdo qytetari i bie të shpenzojë rreth 120 euro në muaj vetëm për produktet elementare ushqimore.


Kur këtyre shpenzimeve ua shtojmë pagesën e rrymës, ujit, bërllokut etj., del se për t’i mbuluar të gjitha këto, çdo qytetar i Kosovës duhet të ketë një pagë përafërsisht rreth 400 euro.

Ky realitet natyrisht është i njohur, thonë qytetarët, të cilët e dinë se me pagat aktuale nuk arrihen as kërkesat minimale, transmeton Koha.net.

Selatin Kaçaniku, nga shoqata për mbrojtën e konsumatorit, ka thënë se standardi ynë i jetesës e bën të pamundur përballimin e këtyre çmimeve.