LAJMI I FUNDIT:

Katër medalje për karateistët kosovarë në “Swiss Open 2013”

Katër medalje për karateistët kosovarë në “Swiss Open 2013”

Në turneun ndërkombëtar “Swiss Open 2013”, morën pjesë tre karateistë nga Kosova, të cilët u kthyen me katër medalje.

Më i suksesshmi doli Alvin Karaqi, i cili fitoi medaljen e artë në U-20, në kategorinë -78 kg, si dhe medaljen e bronztë në kategorinë e seniorëve -84 kg.

Orges Arifi u stolis me medaljen e argjendtë në U-18, në kategorinë -61 kg, ndërkohë që e bronztë doli Fortesa Orana U-18, në kategorinë -59 kg.

Gara e radhës për karateistët e Kosovës është kampionati botëror i ‘shotokanit’, që do të mbahet në prill, në Stamboll të Turqisë. /Telegrafi/