LAJMI I FUNDIT:

Kate Middleton, britanikja e veshur më mirë

Kate Middleton, britanikja e veshur më mirë

Dukesha Catherine ka kryesuar listën e femrave të veshura më mirë të revistës britanike “Harper's Bazaar”, duke mposhtur konkurrencë të tillë, si Florence Welch, Andrea Riseborough, Tilda Swinton dhe Keira Knightley.

Duke filluar nga martesa me princin William dhe fustani martesor i punuar nga Alexander McQueen, Kate Middleton ka vazhduar të shkëlqejë thuajse në të gjitha paraqitjet e saja, dhe jo rastësisht e kryeson këtë listë.


Më poshtë ju sjellim dhjetë britaniket e veshura më së miri:

1. Kate Middleton
2. Florence Welch
3. Andrea Riseborough
4. Kate Moss
5. Tilda Swinton
6. Keira Knightley
7. Stella McCartney
8. Pheobe Philo
9. Alexa Chung
10. Livia Firth

/Telegrafi/