Me vendimin që dikush tjetër nga radhët e partisë së tij të jetë kandidat për kryeministër, kryetari I LDK-së, Isa Mustafa, dërgon një mesazh të qartë te të gjithë partnerët e mundshëm të koalicionit, para dhe paszgjedhorë, se vendi i kryeministrit për të dhe për LDK-në është i negociueshëm dhe se i njëjti nuk është edhe aq tepër I rëndësishëm për atë që ai dhe partia e tij synojnë të arrijnë në mandatin e ardhshëm qeverisës.
Ky duket të jetë karremi i tij me të cilin ai kësaj radhe do të peshkojë partnerët e koalicionit të ardhshëm, për partinë që ai e drejton, ndërkohë që partnerët potencialë në këtë garë të përshpejtuar zgjedhore, nuk po arrijnë më të fshehin as ambiciet, as inatet, e as mungesën e plotë të parimeve, madje as mungesën programeve serioze me të cilët sipas rregullit do të duhej të dalloheshin njëri prej tjetrit. Sa për parime, të gjitha koalicionet duken të mundura. Dallojnë vetëm për nga këmbëngulja që të kenë kryeministrin e tyre.
Koalicioni i ardhshëm do të jetë pazar politiko-financiar më shumë se gjithçka tjetër dhe këtë, si duket, kryeministri në ikje e ka kuptuar më shpejt se oponentët e tij jo vetëm nga partitë e tjera, por edhe nga vetë partia e tij. Ky do të jetë një pazar – edhe ndërkombëtar – më tepër se asnjëherë më pare deri më tani, duke pasur parasysh se proceset kyçe të cilat mbaheshin peng nga intrigat e pafund brenda koalicionit, me sabotimin brenda partive, kanë rëndësi më të madhe për rajonin sesa për vetë Kosovën.
Komentuesit e shumtë paragjykues që kryeministrin në ikje e shohin si figure të brishtë, të qelqtë, të shantazhueshme madje, shumë gjasë që këtë akt të e keanë pare si dorëzim të tij qysh në start, por duke pasur parasysh përvojën e gjatë drejtuese të tij, e sidomos proceset që na presin në pjesën e dytë të këtij viti, posaçërisht detyrimet e kryeministrit të ardhshëm që të marr vendime të guximshme si u shpreh këto ditë zëvendësndihmëssekretari i Shtetit – përgjegjës për çështjet evropiane dhe euro-aziatike, Hoyt Brian Yee – krejt kjo më pare mund të shihet si një tërheqje taktike për të sjellë të gjithë oponentët në pozitë jashtë loje (shprehur me terminologji të futbollit). Në fakt, llogaria më e thjeshtë thotë se palët nuk do të lëshojnë pe pikërisht te pozita e kryeministrit.
Nëse zgjedhjet e kaluara dhe negociatat pas tyre të cilat zgjatën rreth gjashtë muaj, në përpjekje për të krijuar një koalicion të qëndrueshëm i cili PDK-në do e nxirrte në opozitë tash i nënshtrohen një analize pak më serioze, atëherë formula e vetme e cila edhe kësaj radhe mund të jep rezultate mbetet e njëjtë, pra koalicioni i “elefantëve” dhe kjo nuk mund të bëhet sërish me kryeministrin nga radhët e LDK-së, por gjithsesi, duke hequr dorë prej këtij posti mund të nxirren koncesione të rëndësishme.
Kështu, për LDK-në rihapet rruga për koalicione me të gjithë, pra sërish me PDK-në, por edhe me të tjerët – si për shembull me AAK (ku pretendendues për kryeministër është Ramush Haradinaj) apo me “Vetëvendosjen” ku pretendendues është Albin Kurti. Zemërimi i tyre, i cili është i drejtuar kryesisht drejt kryeministrit në ike, për “tradhtinë” e LVAN-it, apo për demarkacionin, për Gjykatën Speciale, për “Zajednicën” dhe shumëçka tjetër, e mbi të gjitha për postin e fituar të kryeministrit, pashitet sapo të tërheq kandidaturën e tij.
Pra, mesazhi me këtë tërheqje është se LDK është partneri më i përshtatshëm për koalicion në çfarëdo kombinimi dhe se për të gjithë të cilët e duan vendin e kryeministrit me çdo kusht, mundësitë janë të hapura dhe se pretendimet e LDK-së në këtë mandat janë më tepër të natyrës ekonomike, për çka mund të thuhet se janë treguar të suksesshëm dhe në këtë mandat.
Kur gjërat shihen nga kjo perspektivë, këtë kuptim marrin edhe deklaratat e z. Mustafa se (nuk) e njohin presidentin aktual pas shkëputjes së koalicionit, që do të thotë se në kombinimet e ardhshme edhe posti i presidentit për LDK-në do të jetë objekt negociatash me të cilin mund të rimerret ky pozicioni historikisht i rëndësishëm për të parin e LDK-së.
Duhet pranuar se në rrethana kur tri partitë, PDK, AAK, “Vetëvendosje”, insistojnë të kenë kryeministrin, kjo tërheqje taktike e Isa Mustafës e forcon pozitën negociuese të tij. Kështu, ai me një garë të paqenë rreth kandidatit të LDK-së për kryeministër, e amortizoi krejt presionin që vinte nga krahët e ndryshëm të LDK-së të cilët, për të promovuar të preferuarin e vet, filluan edhe një luftë të brendshme brenda vet LDK-së duke i bërë joserioze pretendimet për vet kreun e LDK-së.
Në fund fare mund të konkludohet se me aktin e tërheqjes, padyshim të menduar mirë dhe me arsye të natyrës taktike, gara se kush do të jetë kandidati i LDK-së për kryeministër u shndërrua në një garë të paqenë. Kandidatët potencialë që shpalosën ambiciet, u komprometuan shpejt dhe kandidati i shpallur zyrtarisht, si profesionist i respektuar, mund të fitojë edhe përkrahje ndërkombëtare. Ambiciet e dukshme të LDK-së janë të drejtojë sektorët ekonomiko-social dhe pataten e nxehtë mund ta merr në dorë kush të dojë dhe kushdo që ofron më shumë – mundësisht të ofrojë edhe presidencën. Kështu, si pasojë e kësaj tërheqjeje, edhe presidenti – i cili duket se i ka kontribuar mjaft prishjes së koalicionit – fare lehtë mund të mbetet pa (asnjë) karrige, pasi ajo në kreun e PDK-së tashmë është zënë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Momenti kur "kërset grushti" në varrimin e vëllait të Unikkatilit, Mentor Palokajt

Shfaqen pamjet e kaosit në Korenë e Jugut - bombat nga aeroplanët luftarakë godasin shtëpi dhe një kishë

"Çka po këqyrë?" - sharje e gati përleshje fizike pas varrosjes së reperit Mentor Palokaj, e gjitha ndodhi në sy të Unikkatilit

Sekretari amerikan i Shtetit shfaqet në televizion me kryq në ballë - paraqitja e tij tani ka një shpjegim

Qeveria holandeze rekomandon qytetarët të pajisen me “pako emergjence 72-orëshe”

Nga Vulin deri te Brnabiq: Fyerjet ndaj shqiptarëve nga zyrtarë serbë ndër vite

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi