LAJMI I FUNDIT:

Karbohidratet të rrezikshme për zemrën e femrës

Karbohidratet të rrezikshme për zemrën e femrës

Femrat të cilat konsumojnë sasi të mëdha të karbohidrateve (bukë të bardhë, pica, disa lloje të brumërave etj.) kanë gjasa më të mëdha për të vuajtur nga sëmundjet e zemrës, paralajmërojnë ekspertët.

Femrat të cilat konsumojnë shumë karbohidrate janë dyfish të rrezikuara nga sëmundjet e zemrës, në krahasim me femrat të cilat nuk konsumojnë aq karbohidrate.

Një studim italian ka treguar se rreziku fshihet në karbohidratet e përpunuara, të cilat më së shpeshti përmbajnë nivel të lartë të indeksit glikemik.

Problemi qëndron në faktin se ushqimi me indeks të lartë gikemik shkakton rritjen e nivelit të sheqerit në gjak dhe sjell deri te grumbullimi i yndyrave, që pasohet me problemet në zemër.


Shkencëtarët nga Milano thonë se ky lloj ushqimi është fajtori kryesor për lajmërimin gjithnjë e më të madh të infarkteve te femrat.

Këto teza bazohen te studimi disavjeçar, në të cilin janë përfshirë 15.000 meshkuj dhe 32.000 femra. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori