Kohëve të fundit po zhvillohet një fushatë e pabazë në lidhje me kontrollimin e naftës në pikat doganore, thotë në intervistën për Radion Evropa e Lirë, Lirije Karaxha-Pula, udhëheqëse e Trupës Inspektuese “KPU-Inspect”, e autorizuar për inspektimin e cilësisë së karburanteve të naftës.
Radio Evropa e Lirë: Zonja Karaxha-Pula, ju udhëhiqni një nga trupat inspektues që merren me inspektimin e cilësisë së karburanteve të lëngëta të naftës në Kosovë. Në çfarë forme e realizoni këtë proces?
Lirije Karaxha-Pula: Unë e udhëheq Trupin Inspektues “KPU-Inspect” që është i akredituar sipas standardit ndërkombëtar EN ISO/IEC 17025, për inspektimin e cilësisë së karburanteve të naftës, si dhe i autorizuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë për ta ushtruar këtë veprimtari.
“KPU-Inspekt” i kryen procedurat e akreditimit duke u bazuar në Udhëzimin Administrativ 07 -2012 për cilësinë e derivateve të lënga të naftës që është në fuqi.
Në bazë të këtij udhëzimi administrativ, “KPU-Inspect” zbaton tri procedura: së pari kryhet procedura e njohjes dhe pranimit të dokumenteve të huaja (certifikatave apo raporteve), të lëshuara nga trupat për vlerësimin e konformitetit të akredituar nga vendi që importohet karburanti i naftës.
Kjo procedurë kryhet në pikat doganore, përkatësisht në terminalet doganore. Në rastin e cekur, inspektorët e operatorit që udhëheq unë, bëjnë verifikimin e vërtetësisë së këtyre dokumenteve dhe në qoftë se dëshmohet se këto dokumente janë konform me kërkesat e cilësisë së përcaktuar në udhëzimin administrativ, atëherë lejohet importimi i karburanteve të naftës.
Por, në qoftë se dyshohet në vërtetësinë e këtyre dokumenteve, përkatësisht cilësia e karburanteve nuk është konform udhëzimit të cekur, atëherë zbatohet procedura e dytë – merren mostrat për testim në laboratorët e akredituar testues për të verifikuar cilësinë e karburantit. Nëse rezultatete testimit nuk janë konform me kërkesat e cilësisë, atëherë këtij karburanti nuk lejohet të importohet.
Përveç këtyre procedurave të cekura, “KPU-Inspect” zbaton edhe procedurën e monitorimit, verifikimit të cilësisë së karburanteve të naftës në pikat e shitjes dhe depot e tregtisë së naftës me kërkesë të inspektorëve të tregut të naftës.
Radio Evropa e Lirë: Përfaqësues të naftëtarëve kanë shprehur shqetësimin se cilësia e naftës nuk është në nivelin e duhur, për shkak se, siç kanë thënë laboratorët ekzistues bëjnë vetëm përshkrimin e analizave dhe jo kontrolle laboratorike. Sa qëndrojnë këto kritika?
Lirije Karaxha-Pula: Kjo është një fushatë shumë e pabazë, e cila po zhvillohet me muaj të tërë, me qëllim që Trupat Inspektues të përjashtohen nga mundësia që të kryejnë inspektimin e karburanteve të naftës në pikat doganore dhe në vend të tyre të instalohen laboratorët testues, gjë që është në kundërshtim të plotë më udhëzimin administrativ.
Radio Evropa e Lirë: Cili është roli i Trupave Inspektues në këtë proces, sipas ligjeve ekzistuese?
Lirije Karaxha-Pula: Udhëzimi Administrativ e ka përcaktuar rolin e trupave inspektues në zbatimin e procedurës së vlerësimit të konformitetit të cilësisë së naftës. Sikur këto procedura të zbatohen në përpikëri dhe me përgjegjësi, siç vepron kompania ime edhe nga ana e trupave tjerë inspektuese të akredituar, atëherë në tregun tonë do të kishim karburante më cilësore të naftës.
E, sa i përket kritikave që po bëhet në formë të fushatës, procedurës së njohjes dhe pranimit të dokumenteve të huaja, që, siç e theksova, zbatohet në pikat doganore me rastin e inspektimit të karburanteve të naftës, e potencoj se kjo procedurë është zbatuar edhe në Kroaci deri në momentin kur ky shtet është pranuar në Bashkimin Evropian.
Përparësia e kësaj e procedure konsiston me faktin se është shumë më efikase dhe eliminon pritjet e gjata dhe të panevojshme me rastin e importimit të këtij produkti në Kosovë. Sa për ilustrim, gjatë ditës në Kosovë importohen deri në 50 autobote, sikur nga çdo autobote të merren mostrat për testim, do të nevojiten së paku tri ditë të kryhen testimet laboratorike.
Kur kjo të shumëzohet me 50 autobote, mund të paramendohet se në pikat doganore, për shkak të pritjes së rezultateve të testimeve laboratorike, sa do të zgjaste. Për arsye të cekura më lart, në pikat doganore, laboratorët testues nuk guxojnë të kryejnë këtë procedurë. Nëse i kësaj i shtohet edhe kostoja prej 700 eurosh që do të detyroheshin importuesit të paguanin për çdo testim, mund të kuptohet se sa do të ishte e papërballueshme për importuesit.
Radio Evropa e Lirë: Zonja Karaxha -Pula, sektori i naftës në Kosovë në vazhdimësi është përballur me probleme dhe parregullsi. Sipas jush, ku qëndrojnë parregullsitë apo keqpërdorimet më të mëdha?
Lirije Karaxha-Pula: Problemet dhe parregullsitë, por edhe keqpërdorimet më të mëdha në sektorin e naftës janë pasojë e faktit se në Kosovë në vazhdimësi janë importuar karburante të naftës në mënyrë ilegale, posaçërisht nga Mitrovica e Veriut.
E dyta është se Drejtoria e Akreditimit të Kosovës ka akredituar dhe autorizuar Trupa për vlerësimin e konformitetit pa i përmbushur kërkesat dhe standardet përkatëse ndërkombëtare dhe dispozitat ligjore.
Nga ana tjetër, roli i Inspektoratit të tregut në monitorin e cilësisë së karburanteve të naftës në pikat e shitjes dhe depot e tregtuesve të naftës, nuk ka qenë i duhur. Kur kësaj ia shtojmë edhe funksionimin jo të duhur të organeve tjera shtetërore në parandalimin dhe eliminimin e parregullsive në sektorin e naftës, mund të kuptojmë më mirë situatën që e ka karakterizuar dhe e karakterizon këtë sektor.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
RCC hap nominimet për gratë sipërmarrëse për vitin 2024 në Ballkanin Perëndimor
BQK miraton Letrën Këshilluese për Kreditë e Sindikuara
Rizvanolli në Davos: Deri në vitin 2031 synojmë të ulim emetimin e gazrave serrë për 30% dhe të rrisim për 25% energjinë e ripërtërishme
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Kosova hap mundësi të reja eksporti, nënshkruan marrëveshje me EFTA-n
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Albed hap showroom-in e dytë në Zvicër, duke forcuar bashkëpunimin mes bizneseve shqiptare
Dimri nuk ka qenë kurrë më i këndshëm - rezervoni 28 Janarin për kinema!
BQK miraton Letrën Këshilluese për Kreditë e Sindikuara
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar