LAJMI I FUNDIT:

Karavan i ri nga Renault

Karavan i ri nga Renault

Kompania Renault ka prezantuar modelin e ri karavan Talisman Estate, premiera botërore e të cilit do të mbahet në panairin e veturave IAA 2015.

Vetura e re do të ketë dizajn të ngjashëm me versionin sedan, por ka përmirësim te mbrojtësja që përshtatet mirë me dritat e përparme LED dhe dritat në formë të shkronjës “C”, transmeton Koha.net

Fuqia sigurohet nga motori TCe 150 dhe TCe 200 turbo me shtatë shpejtësi.


Gjithashtu do të dalë në shitje edhe një tjetër veturë me motor dCi 160 me turbo të dyfishtë, por që do të ketë vetëm gjashtë shpejtësi.