LAJMI I FUNDIT:

Kapshticë, arrestohet për mitmarrje oficeri

Kapshticë, arrestohet për mitmarrje oficeri

Një punonjës i policisë kufitare në kapshticë u vu në pranga mbrëmjen e të enjtes me akuzën e mitmarrjes.

Arrestimi i tij është bërë nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm, i cili, pas denoncimeve, kishte nisur prej 3 muajsh një hetim ndaj oficerit Klejtis Pupa.

Ai akuzohet se u merrte para emigrantëve në këmbim të favoreve që u bënte për eleminimin e radhëve në doganë. Mësohet se ai ishte pjesë e efektivit në Kapshticë prej dy vjetësh./Telegrafi/