LAJMI I FUNDIT:

Kapen 7kg kanabis, tre në pranga

Kapen 7kg kanabis, tre në pranga

Policia e Tiranës vuri në pranga të enjten tre shtetas për posedim të 7 kg lëndë narkotike Kannabis Sattiva.

Policia njoftoi se ka arrestuar shtetasit Sokol Sabri Balili, 24 vjeç, banues në fshatin Kuç Vlorë, Lision Novrus Nanaj, 44 vjeç dhe Ridvan Gëzim Shiroka, 23 vjeç, të dy banues në fshatin Tërbaç, Vlorë.

Arrestimi i tyre u bë një natë më parë rreth orës 18.30, në Rrugën e Durrësit në Tiranë.

Në cilësinë e provës materiale, policia sekuestroi edhe një makinë tip “Lancia”, me targa të huaja si dhe një shumë parash prej 50.000 mijë lekësh, raportoi Panorama.


Nga hetimet e policisë, u vërtetua se lënda narkotike vinte nga fshtrat Kuc dhe Tërbac të Vlorës me synim shpërndarjen e saj në zona të ndryshme dhe kryesisht në zonën e fushën se Aviacionit, Stacioni i Trenit, Laprakës si dhe zonën e Bllokut në Tiranë./Telegrafi/