LAJMI I FUNDIT:

Kanye West e ka seriozisht kandidimin për president

Kanye West e ka seriozisht kandidimin për president

Kur Kanye West dha deklaratën se do të kandidonte për president të SHBA-së, të gjithë menduan se ishte një shaka.

Por, artisti 38 vjecar bën me dije se qëllimet e tij për t’u bërë shefi i Shtëpisë së Bardhë janë shumë serioze.

Megjithatë Kanye kërkon t’i marrë gjërat shtruar, duke thënë se duhet të rritet dhe se ka shumë gjëra për të mësuar përpara se të bëhet President.


Ai rrëfehet për revistën V se duhet të bëjë shumë kërkime për t’u bërë gati për garën pasi i kanë mbetur vetëm 5 vjet kohë.

Ylli i hitit “Stronger” e bëri publike dëshirën e tij për t’u bërë njeriu më i fuqishëm në botë gjatë VMA, ku u shpreh se do të kandidonte për fushtatën e vitit 2020./Telegrafi/