LAJMI I FUNDIT:

Kamëz, qëllohet me armë kundra policisë

Kamëz, qëllohet me armë kundra policisë

Kundërshtojnë kontrollin e policisë në automjet, duke qëlluar me armë në drejtim të uniformave blu. Ngjarja mësohet se ka ndodhur mesnatën e të shtunës në Kamëz, në një nder rrugët e zonës së Laknasit.

Patrulla e policisë së komisariatit numër 5 i ka bërë me shenjë një automjeti ku udhëtonin katër persona për të ndaluar, por ata kanë kundërshtuar, duke qëlluar me armë në drejtim të patrullës së policisë, dhe më pas janë larguar me shpejtësi, duke braktisur automjetin.

Policia ka sekuestruar si provë materiale automjetin dhe është vënë në ndjekje të tyre dhe mësohet se ka bërë shoqërimin e dy personave, ndërsa vazhdojnë hetimet për të sqaruar më tej rrethanat e ngjarjes. /News24/BW/Telegrafi/