Bankat komerciale që operojnë në Kosovë me vite të tëra i kanë mbajtur të larta normat e interesit për kredi, që për ekspertët e çështjeve ekonomike kanë vështirësuar zhvillimin e veprimtarive të biznesit dhe nuk kanë qenë të favorshme as për kreditë familjare.
Normat efektive të interesit për kredi, sipas raporteve të Bankës Qendrore të Kosovës fillojnë nga 10.8 për qind, por kjo varet nga banka dhe lloji i kredisë.
Arben Mustafa, drejtor i Stabilitetit Financiar dhe Analizave Ekonomike në Bankën Qendrore të Kosovës, për Radion Evropë e Lirë, thotë se në periudhën e fundit ka pasur rënie të kamatave të kredive. “Norma e interesit për kredi në muajin shtator ka qenë 10.8 për qind, krahasuar me shtatorin e vitit të kaluar paraqet një rënie, pasi në këtë periudhë normat për kredi kanë qenë 12.2 për qind”.
“Norma mesatare për kredi në këtë periudhë ka qenë e ngjashme si për ekonomitë familjare, gjithsejtë kreditë për ekonomitë familjare kanë qenë 10.8 për qind që është në nivel të ngjashëm me normat e interesit të kredive për ndërmarrjet të cilat kanë qenë në nivel 10.7 për qind”, thekson Arben Mustafa.
Por, Nazmi Mustafa, rektor në Kolegjin e Menaxhmentit Internacional “Globus”, duke i vlerësuar të larta kamatat e interesit, konsideron se ekzistojnë forma të ndryshme që mundësojnë uljen e kamatave për kredi, sidomos për biznes.
“Një prej mundësive është që të bëhet subvencionimi i normave të interesit, sidomos për ato prioritete të cilat parashihen që do të jenë bartëse të zhvillimit. Dhe arsye tjetër është se ekziston një marrëveshje, që mund të quaj e pashkruar, që për banka është interes që të jenë sa më të larta normat e interesit, sepse i bien fitime më të larta”, thekson Nazmi Mustafa.
Ai madje pohon se normat aktuale të kredive po vështirësojnë veprimtarinë e bizneseve, pasi sipas tij, në Kosovë më të larta janë kamatat e kredive se sa norma mesatare e fitimit te bizneset, që në shtetet tjera ndodh e kundërta.
“Te ne në Kosovë nuk kemi një indikatorë të tillë matës. Por në Evropë dihet që në15 vitet e fundit mesatarja sillet për 8 për qind e fitimit. Por, asnjëherë nuk mundet të shkojnë normat e interesit mbi këtë përqindje as në bankat komerciale as në bankat tjera”, shprehet Nazmi Mustafa.
Edhe disa qytetarë konsiderojnë se kamatat për kredi janë jashtëzakonisht të larta.
Naser Selmani, ish punëtor në sistemin bankar në Kosovë, thekson bankat po mashtrojnë klientët e tyre. “Kamatat për kredi janë tmerrësisht të larta. Për një kredi të paguhet deri në 14 për qind, kjo nuk është normale”, thotë Selmani.
Megjithatë normat e larta të interesit për kredi, qytetarët e Kosovës janë të interesuar apo të detyruar të marrin kredi, qoftë kredi biznesi, familjare apo bujqësore.
Shuma e përgjithshme e kredive që qytetarët kanë në bankat komerciale ka arritur në 1.85 miliard euro, kreditë për ndërmarrje vazhdojnë të kenë përqindjen më të lartë, pasuar nga kreditë për ekonomitë familjare. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Minimi i 8-të, sot bllokohet sërish segmenti i rrugës Kijevë-Dollc

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri