LAJMI I FUNDIT:

Kalcium për jetë të gjatë

Kalcium për jetë të gjatë

Shtimi i konsumimit të kalciumit me anë të ushqimit është i lidhur me zgjatjen e jetës- sugjeron një hulumtim rezultatet e të cilit i ka publikuar revista “American Journal of Epidemiology”.

Shkencëtarët suedezë pranë institutit Karolinska në Stokholm, kanë vërtetuar se personat të cilët kishin konsumuar më shumë kalcium- në raport me participantët tjerë të studimit- kishin qenë për 25% më pak të rrezikuar që të vdisnin në dhjetë vitet e ardhshme.

Në studim janë përfshirë më shumë se 23.000 meshkuj të moshave ndërmjet 45 dhe 79 vjeç, të cilët kalciumin e kishin marrë kryesisht me anë të ushqimit.

Sasia e shtuar e kalciumit (afër 2.000 mg/ditë) në të shumtën e rasteve ishte e lidhur me rrezikun më të vogël për vdekjen nga sëmundjet e zemrës.


Autorët e studimit besojnë se kalciumi zvogëlon shtypjen e gjakut, kolesterolin dhe nivelin të sheqerit në gjak.

Burimet ushqimore të kalciumit: qumështi, djathi, gjiza, jogurti, peshqit, fasulja, bajamet, portokalli, brokoli etj. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Plaga e hapur në lukth: Të gjitha simptomat e të thatit dhe si t’i zbusim vështirësitë e pakëndshme!

Plaga e hapur në lukth: Të gjitha simptomat e të thatit dhe si t’i zbusim vështirësitë e pakëndshme!

Shëndetësi
Kalo në kategori