Kah po shkon shteti?
Besoj se shumë njerëz të Kosovës janë ndier keq. Janë ndier keq pse jetojnë këso lloj jete në Kosovë, 13 vjet pas çlirimit, 13 vjet pas dëbimit të pushtuesit më të egër dhe më barbar që ka parë Evropa pas Luftës së Dytë Botërore.
Nuk e di çka ka ndodhur dhe si ka ndodhur rasti i fundit problematik në Kosovë. Do të doja që sa më shpejt, jo vetëm unë, por i tërë populli i Kosovës ta kuptojë të vërtetën. Që do të thotë të vendoset drejtësia. Të dihet çka, si, pse, kur, ku? Pra, të vërteten e plotë rreth krejt asaj që mund të jetë zier për periudha të ndryshme përgjatë vitesh në Kosovë, ndoshta edhe jashtë Kosovës, që ka mundur të sjellë në një përfundim të këtillë.
Nuk e kam njohur fare të ndjerin Dino Asanaj (sipas autopsisë: të vetëvrarë!). Por, besoj se shumë e shumë njerëz të Kosovës janë tronditur, njëjtë sikur unë, kur është dhënë lajmi për rastin e rëndë që ka ndodhur. Besoj se shumë njerëz të Kosovës janë ndier keq. Janë ndier keq pse jetojnë këso lloj jete në Kosovë, 13 vjet pas çlirimit, 13 vjet pas dëbimit të pushtuesit më të egër dhe më barbar që ka parë Evropa pas Luftës së Dytë Botërore. Fatkeqësisht, janë ndier jetimë në një situatë të përgjithshme në shtetin e tyre, në të cilin nuk e dinë as se deri kur mund të jetojnë, as se çfarë perspektive do të kenë, as se kush është i afër i tyre e kush kundërshtar, as se kujt t’i besojnë e kujt t’i ruhen…
Fatkeqësia që ka kapluar këtë vend nuk është e sotme dhe nuk është e izoluar. Tashmë disa vjet ky shtet dhe ky popull ka mbetur totalisht në konfuzion për shumë e shumë shkaqe. Edhe për arsye politike, edhe ekonomike, por mbi të gjitha për shkak të interesave që një apo pak grupeve, që kanë nën shërbim një pjesë të fuqishme të sistemit.
Njerëzit e Kosovës po jetojnë në një shtet të kapur (state capture). E, kapja e shtetit është bërë nga një grup i caktuar i “shefave” që nuk kanë lënë hapësirë pa vënë nën vete. Që pothuajse nuk kanë lënë institucion pa kontrolluar rreptësisht, në mënyrë që asgjë të mos bëhet kundër interesave të tyre personale. Kontrollojnë edhe ndërmarrjet publike, bash njëjtë sikurse edhe institucionet qeverisëse dhe ekzekutive. Kontrollojnë dhe vendosin në emër të secilit sektor të rëndësishëm që ka ky vend, në mënyrë që asgjë të mos jetë në kundërshtim me planet e tyre.
Edhe përfaqësuesit e mafias së kuqe, edhe ata krimit të organizuar, edhe ata që janë korruptuar deri majën e fijes së flokut, edhe ata që kanë duart e ngjyrosura, edhe ata që i shërbejnë me përpikëri mafias së kuqe dhe krimit të organizuar, edhe ata që nuk kanë idenë se kujt po i shërbejnë, edhe ata që janë të detyruar t’i shërbejnë këtyre individëve dhe grupeve, janë duke u sjellë si bosa të këtij vendi dhe si bosa të këtij populli. E të tillë, as nuk janë dhe as nuk kanë qenë. As nuk mund të bëhen dhe as që do bëhen.
Dhe, në tërë këtë situatë, lista e të këqijave vazhdon edhe më tutje. Vendi ynë përballet me njerëz që kanë ndërruar rolet dhe marrin atë rol që u pëlqen dikujt nga shefat e vetë. Kështu edhe disa mediume luajnë rolin e gjyqtarit, duke shpallur njerëz të caktuar si hajna, kriminelë apo të shitur. Ky as nuk ka qenë dhe as nuk duhet të jetë kurrë roli i mediave dhe shoqërisë civile, ekzekutivit dhe legjislativit. Ky është roli që në shoqëri duhet ta ketë drejtësia dhe vetëm drejtësia. Pra, gjyqësori si degë e veçantë e sistemit politik të cilin ne e kemi ndërtuar dhe që definitivisht ka nevojë të konsolidohet. Të fuqizohet e konsolidohet para se të mund të ndodh ndonjë zhvillim vërtetë i mbrapshtë, i cili do të na përballte të gjithë neve me nevojën e fillimit nga e para.
Por, ka edhe më keq. Ekstremistët e shumë ngjyrave kanë gjetur hapësirën për të vepruar. Edhe ata që interpretojnë fenë në formën më bizare të mundshme, duke i dhënë mundësi të tillëve të besojnë se feja renditet edhe para kombit. Pra, sipas këtyre ekstremistëve, je musliman e jo shqiptar, je i krishterë e jo shqiptar. Kjo, normalisht, se është një tendencë shkatërruese për traditën e kombit shqiptar, sipas të cilës shqiptarët nuk kanë pasur asnjëherë probleme për të pranuar ekzistencën e fesë tjetër brenda kombit. Për më shumë, kanë punuar së bashku për të ngjallë idenë e përkatësisë kombëtare shqiptare. Prandaj, nuk është e rastësishme se shkolla e parë shqipe është themeluar nga një shqiptar ortodoks; alfabeti i gjuhës shqipe është udhëhequr nga një shqiptar katolik; dhe shpallja e pavarësisë së Shqipërisë është udhëhequr nga shqiptar musliman. Dhe, tash, kush janë këta njerëz që duan ta shkatërrojnë këtë të vërtetë të kombit shqiptar dhe ku duan ta dërgojnë shtetin tonë?
E kjo pyetje (kah po shkon shteti ynë?) duhet të bëhet nga secili prej nesh. Pa ndalë. Pa u kursyer në punën për të orientuar drejtë shtetin tonë. A është shteti ynë në rrugë të mirë? Besoj se përgjigjja është negative. A është shteti ynë i rrezikuar? Besoj se përgjigjja është pozitive. Prandaj, duhet t’i hapin sytë që të mos lejojmë shtetin të shkapërderdhet.
(Autori është Sekretar i Përgjithshëm i AAK-së dhe deputet në Kuvendin e Kosovës)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPublikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë