Keni dëgjuar për “Orkestrën për dasma dhe varrime”? Është me famë ndërkombëtare! Luajnë me nota ballkanike. Themelues dhe kumbarë i tij është miku ynë, Goran Bregoviq, i cili ka një histori të gjatë prej këngëtarit të kafeneve, striptiz-bareve dhe deri te studenti italian i muzikës, i cili pastaj u zhvillua ne kompozitor, autor tekstesh e shumëçka tjetër që ka, por edhe që nuk ka të bëjë me muzikën. Arriti edhe sukses ndërkombëtarë! Ai ka pasuri, sidomos shtëpi nëpër botë! Zakonisht i përmend ato në Sarajevë, Beograd dhe Zagreb. Për simbolikë dhe për emocione! Ai e ka edhe çelësin e një kryeqyteti. Atë të Tiranës. Atë ia dhuroi vetë kryeministri i tanishëm shqiptar, në kohën kur ishte kryebashkiak!
Përderisa kryeministri i atëhershëm, Sali Berisha, nuk kishte prirje për lidhje kulturore, ai preferonte lidhje të tjera. Energjetike! Ai la anash lobin e fuqishëm kulturor, serbo-boshnjak të Sarajevës dhe u miqësua me një serbo-boshnjak tjetër me mbiemrin Fazliq. Ai u bë aq i besueshëm dhe aq mik me tashmë ish-kryeministrin sa e mbante afër edhe në takimet e larta të sigurisë kombëtare. Ndoshta nga vetëdija se kur serbët nuk bëjnë telashe, siguria kombëtare është OK!
Pra, serbo-boshnjakët janë në modë në Tiranë.
I ndeshur me laramaninë e sloganeve të cilat e përvetësonin Kosovën, pata klithur edhe unë në Facebook, veçse në drejtim të kundërt. “Shqipëria është Kosovë” thash dhe… shpëtova! Përpos dhjetëra pëlqimeve nga vetë Shqipëria, nuk pati ndonjë koment tjetër… “negativ”!
Të tjerat dihen tashmë! Se Kosova nuk është Shqipëri tashmë ka edhe argumente ndërkombëtare! Jo vetëm kombëtare! Këtë po kujdeset të dëshmojë veçanërisht politika serbe. Ata ende brohorisin me shumë emocione se Kosova është Serbi! Më herët, në prani të dy kryeministrave shqiptarë, kryeministri turk pat klithur që Kosova është Turqi! Këta e duartrokitën!
Pra, pa frikë, Kosova mund të jetë gjithçka tjetër, përveç Shqipëri. Nuk lejojnë miqtë! As ne! E kryeministrat garantojnë… paqen!
Edhe në Bosnje faktorët janë të njëjtë! Dy perandoritë ëndërrojnë të rikthehen!
Përndryshe, në Serbi, gjatë dhe pas lufte ka gjetur strehë një grup gati i përmasave globale i kulturës boshnjake, më saktë serbo-boshnjake. Kosturica, Bregoviq, Çoliq…! Me përjashtim të të parit, përndryshe regjisor i famshëm i cili ishte ekspozuar shumë me serbofilinë e tij gjatë luftërave në ish-jugosllavi, të tjerët ende mund të jenë ambasadorë të paqes. Të përdorshëm!
Ende nuk është e njohur në kishte ardhur vet Goran Bregoviq, apo e kishin thirrur. Ndoshta vetëm po kalonte këndejpari ! Ëndrra e moçme e çdo serbi tradicional është t’i bjerë “Shqipërisë përmes” ! “Golgotën shqiptare” nga lufta e parë ata e mësojnë nëpër shkolla! Nejse…! Tradita mesjetar ende paraqet shpirtin serb!
Gazetarët të kureshtarë shpesh e kanë pyetur Bregoviqin prej nga i kishte ardhur kjo ide e çuditshme për emrin e orkestrës! Ai krejt këtë e lidhë me traditën, me rëndësinë që kanë dasmat dhe varrimet në kulturën ballkanike. Si askund në Evropë, thotë ai!
Nejse, do të kthehemi më vonë sërish te emri i çuditshëm i orkestrës serbo-boshnjake.
E, dikur, një serbo-boshnjak tjetër këndonte me pasion këngën “Shoku Tito, ne të betohemi”, për perandorin e kuq jugosllav! Ishte gati himn zyrtar! Zdravko Çoliq, asokohe 26 vjeçar, këndonte me zemër. Pas tij ishte partia dhe shteti! Këtë e dinë edhe këshilltarët e kryeministrit!
“Çolle” së fundmi performoi në Tiranë ku u “prit si mbret”! “Çolle” përpara, shteti (shqiptar) pas tij! Mbreti “Çolle”! Ai u ftua nga televizioni i cili për moto të vet e ka sloganin: “Jemi një”! Kjo i trazoi kosovarët. Një me kë, pyesin ata? Disa këngëtarë të njohur kosovarë u ndien të fyer dhe refuzuan të marrin pjesë në të njëjtën ngjarje! Edhe këngëtarët nga Tirana u ofenduan për arsye të tjera. Financiare.
Po e shihni se si po “eci” me kujdes nga frika se jugonostalgjikët tanë mund të na varin në shpinën virtuale etiketa nga më të ndryshmet. Por, kur jemi te “Orkestra për dasmat e varrimet”, nuk bënë pa përmendur qindra e mijëra vajza nga Shkodra dhe Shqipëria që janë martuar viteve të fundit me djem nga Serbia apo Maqedonia përmes fenomenit modern të mblesërisë politike – ndërkombëtare! Është përfolur si biznes përfitues! Serbët po vuajnë nga nataliteti zero! E fëmijët e parë, nipat tanë që flasin serbisht, tashmë janë rritur për të ndjekur topin rrugicave shqiptare!
Ndërkohë në Kosovë, 15 vite pas lufte, shumë nëna ende kërkojnë të dinë veç për varret e më të dashurve të tyre të vrarë nga forcat serbe. Mijëra femra të dhunuara nga serbët kanë filluar të flasin, pasi e kanë kapërdirë turpin! Por…!
Në këtë atmosferë, edhe ajo pjesa për varrimet, në emrin e orkestrës të mikut të kryeministrit të Shqipërisë, duket vizionare. T’i varrosim në heshtje. Pa katarsis! Me këngë! Me orkestër! Të kujtohet eksodi nën tingujt e “Çolles”!
Desha të flas edhe shumëçka për modën e fundit në Shqipëri që të promovohet “kultura” serbe dhe se si mu kujtua kënga e famshme e “Çolles”: “Pusti, pusti modu” (“Lëre, lëre modën”)! Ky ishte një nga hitet më të njohura të tij! Atë e dërguan në Kosovë, veç një vit pas demonstratave të studentëve kosovarë me 1982 dhe ai po këndonte live në Prishtinë përpara sallës së mbushur plot. Përplot aktivistë! Njëjtë ishte edhe me 1998, vetëm një vit përpara luftës së përgjakshme të Kosovës ku bashkëkombësit e tij bënë krime të rënda. Por, këta çile guri gojën! Nuk merren me politikë! Vijnë të na argëtojnë kur jemi të mërzitur! Nuk kanë dëgjuar për krimet!
“Çolle” po këndonte në Tiranë, ato ditë kur kryeministri Rama po e priste në Kukës kryeministrin Thaçi i cili paturpshëm po vonohej në akademinë kushtuar eksodit kosovar të vitit 1999.
Dikur për këngëtarin serb “Çolle”, vajzat i shkulnin flokët, ndërkohë që burrat xhelozë e kishin shpallur për gej! Tash, në moshën 63 vjeçare u kthye nga Shqipëria i befasuar se sa shqiptarët e pëlqenin dhe… nuk e urrenin! Madje e hapën edhe një kafene me emrin ”Zdravko”! Gëzuar!
Pra, ka shqiptarë dhe shqiptarë! Ka që duan të harrojnë dhe nuk munden! Ka edhe të tillë që… përsërisin! Sidoqoftë, jemi një!
E ndoshta krejt kjo është vetëm huti në udhëkryqin ballkanik të civilizimeve! A jemi një?
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gjesti kritikohet për mungesë empatie pas largimit të Eglit nga BBVA, pyet se ku janë cigaret e saj pasi ajo la shtëpinë

"Mezi u çova, nuk kam fuqi" - fjalët dhe momentet e fundit të Eglit në shtëpi, dukej në gjendje jo të mirë dhe pa energji

Trump pësoi një goditje tjetër ligjore

Reagimi i Gjestit kur merr vesh se Egli u tërhoq nga gara - banorët e akuzojnë se ai ishte arsyeja e largimit të saj

Egli Tako lë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Prodhuesi i Jack Daniel's thotë se heqja e alkoolit nga raftet në Kanada 'më e keqe se tarifat'

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi