LAJMI I FUNDIT:

Kafeina redukton rrezikun nga kanceri i lëkurës

Kafeina redukton rrezikun nga kanceri i lëkurës

Studimi i ri ka treguar që konsumimi pijeve që përmbajnë kafeinë, si kafeja, çaji, kola dhe çokollatës, mund të reduktojë rrezikun për zhvillimin e kancerit bazal-qelizor të lëkurës.

Femrat të cilat në studim kanë pirë më shumë se tre filxhanë kafe në ditë kanë pasur 21 për qind më pak rrezik për zhvillimin e kancerit bazal-qelizor të lëkurës (forma më e shpeshtë e kancerit të lëkurës), sesa femrat të cilat kanë pirë më pak se një filxhan kafe në ditë. Te meshkujt, zvogëlimi i rrezikut nga kanceri bazal-qelizor i lëkurës ka arritur 10 për qind.

Por, fatkeqësisht, është dëshmuar që konsumimi i kafeinës nuk redukton rrezikun nga kanceri plano-qelizor i lëkurës dhe melanoma.

Në studimet e mëhershme të cilat janë kryer në minj është treguar që kafeina mund të pengojë progresin e tumorit. Po ashtu, duhet të theksohet që disa studime të mëhershme kanë treguari që konsumimi i kafesë mund të reduktojë rrezikun nga diabeti i tipit 2, dështimi i zemrës, sëmundja e Parkinsonit, kanceri i mëlçisë dhe cirroza e mëlçisë. /Telegrafi/


Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori