Në një javë strategjia globale e administratës Trump duket se ka kryer një “kthesë në formë U-je”. Ajo që dihet presidenca më e afërt me izolacionizmin e historisë amerikane së kohëve të fundit, aq sa të rikuperonte sloganin “America First” e fillimviteve ’40-ta, ka ndryshuar pozicionin e saj lidhur me luftën civile siriane dhe ka hyrë në një përplasje ushtarake me Korenë e Veriut.
Një vëzhgim paraprak lidhur me hipotezën e një ndryshimi strategjik të sinjalizuar nga evolucionet më të fundit është se, pavarësisht që politika e jashtme nuk ka qenë në qendër të mendimeve të Trump si kandidat, ashtu si edhe të debatit politik para 8 nëntorit, gjithsesi dy elementë qenë gjithsesi të deduktueshëm nga programi i tij elektoral dhe nga sa ka dalë në debatet televizive me Hillary Clinton.
Nga njëra anë që lufta kundër Shtetit Islamik do të zinte një vend qendror në politikën e jashtme të vendit në rast të një fitoreje republikane. Nga ana tjetër që kuadranti rajonal i konsideruar strategjik për interesat jetike e Shteteve të Bashkuara të Donald Trump, ashtu si në 8 vitet e Barack Obama, do të ishte Azi Paqësori. Kthehet të jetë një aktor vendimtar në Siri (lëshim 59 raketash mbi bazën Shayrat), të japë një provë të fortë vullneti për të asgjësuar ISIS-in (përdorim i bombës MOAB mbi Shtetin Islamik – Provinca e Khorasan), dërgon aeroplanmbajtësen “Carl Vinson” ka mundësi në drejtim të Gadishullit Korean dhe dërgon Zëvendëspresidentin Mike Pence në Seul e Pekin me testimet raketore të Phenianin në zhvillim, janë zgjedhje që duken koherente me premtimet politike e administratës së re.
Pavarësisht se ngjarjet e ditëve të fundit duken të gjitha të rëndësishme, përdorimi i bombës MOAB (“Massive Ordnance Air Blast Bomb” apo “Mother of AllBombs”) është ajo më e ngarkuar me domethënie. Në fakt, duket në gjendje të na sigurojë të paktën 3 tregues lidhur me drejtimin e marrë nga administrata Trump në dimensionin ndërkombëtar.
I pari është se krahu “tradicionalist” i republikanëve – i përfaqësuar nga Zëvendëspresidenti Mike Pence, nga Sekretari i Pentagonit James Mattis dhe nga Këshilltari për Sigurinë Kombëtare Herbert McMaster, të cilëve u është afruar Jared Kushner, dhëndërri i Presidentit – po fiton terren në ekuilibrat e qeverisë amerikane. Ata që e pësojnë është korrenti i të ashtuquajturve “America firsters” dhe, në radhë të parë, personazhi kontradiktor Steve Bannon. Nga ana tjetër, nuk është rastësi që themeluesi i Breitbart Neës është larguar nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare pak përpara sulmit kundër regjimit të Assad. Këto raporte të reja force do të implikonin ruajtjen e impenjimeve ushtarake globale të superfuqisë dhe rilançimin e sistemeve të saj të aleancave të konsoliduara (në këtë kornizë duhet futur edhe ndryshimi i fundit i vlerësimit ndaj NATO-s).
I dyti është se Trump është i bindur për diçka që tashmë e kishte nuhatur në fushatë elektorale. Domethënë që lufta – e supozuar apo praktike – kundër Shtetit Islamik është një burim legjitimimi të brendshëm dhe ndërkombëtar. Kjo ide do të gjente konfirmim në popullaritetin që Vladimir Putin progresivisht kishte fituar me “boots on the ground” e tij në Lindje të Mesme (opsion jo i ndarë nga ana e enturazhit të tij). Për ta shkelmuar Presidentin rus nga pozicioni i liderit botëror të “preceptuar” e luftës kundër ISIS-it (Rusia lufton kryesisht degëzimet e al Qaedas në Siri dhe Ushtrinë e Lirë Siriane) është e nevojshme të ngrihet niveli i përplasjes dhe të kthehen Shtetet e Bashkuara në rolin e aktorit vendimtar në skakierën e Lindjes së Mesme.
Sipas Trump, ky objektiv mund të arrihet vetëm duke e transformuar forcën amerikane në fuqi, krejt kundër nga sa kishte bërë Obama në verën e 2013, kur Presidenti i atëhershëm preferoi të mos veprojë ushtarakisht kundër regjimit të Assad, që sipas shumë burimeve kishte përdorur armët kimike.
Treguesi i tretë është se Shtetet e Bashkuara të Trump nuk janë me çdo kusht në kërkim të “sigurimit strategjik” me Kinën dhe Rusinë. Për pasojë, nuk janë parasëgjithash të gatshëm që të marrin një qëndrim paqëtues ndaj shteteve – vasale të tyre (Koreja e Veriut dhe Siria). Në fakt, duhet kujtuar se MOAB-i nuk është një bunker buster dhe, për pasojë, përdorimi i tij kundër bazave nëntokësore të ISIS-it nuk ka qenë edhe aq efikas sa për të justifikuar përdorimin e një instrumenti që kushton 14 milion dollarë (me të cilin vlerësohet se janë vrarë rreth 80 xhihadistë).
Më shumë, bomba është menduar për të vepruar kundër fortifikimeve ushtarake dhe, për pasojë, përbën një frikësues për “bixhozxhinjtë” si puna e Kim Jong-Un dh Bashar al-Assad. Në rast se këta do të zgjidhnin që t’i sfidonin haptazi Shtetet e Bashkuara, një gjë të tillë do ta bënin në vetëdije të faktit se për ta nuk do të kishte rrugëdalje. Njëkohësisht MOAB-i përfaqëson një paralajmërim kundër Kinës dhe, në radhë të dytë, kundër Rusisë. Në raportet me dy konkurrentët potencialë, Uashingtoni duket se dëshiron të peshojë sërish atë hendek të thellë në aspektin ushtarak që luan në favorin e tij, duke bërë të shfaqet kontradikta midis imazhit të fuqive të mëdha që Pekini dhe Moska kërkojnë të përhapin dhe kapaciteve reale sfiduese.
Këto tri trgeues, bashkuar me vëzhgimin paraprak, e vendosin vëmendjen mbi mundësinë që slogani “America First” i Trump nuk është për t’u hedhur poshtë sipas qasjes xhefersoniane (izolacioniste), domethënë heqja e Shteteve të Bashkuara për t’i dhënë botës formën e vet për t’u impenjuar në ruajtjen e demokracisë brenda kufijve kombëtarë. Në të vërtetë, është më shumë për t’u kuptuar në sensin xheksonian (nacional – populist), që shikon tek siguria dhe mirëqenia ekonomike e popullit amerikan një të mirë të ndjekshme nëpërmjet një ekspozimi më të pakët ndërkombëtar të vendit, por po qe se sulmohen vendosin të arrijnë një fitore dërrmuese ndaj armikut.
Megjithatë, një shijim i parë i kësaj qasjeje është ofruar nga Trump në diskutimin e inaugurimit, kur kish premtuar: “Ne do të përforcojmë aleancat e vjetra dhe të formojmë të reja dhe do tw bashkojmw botën e civilizuar kundër terrorizmit islamik radikal, qw do ta çrrënjosim tërësisht nga faqja e Tokës”./bota.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Musk thotë se X doli nga shërbimi nga ‘sulmi masiv kibernetik që filloi në zonën e Ukrainës’

Sekretari i Shtetit thotë se Ukraina do të duhet të bëjë lëshime për tokën që Rusia ka marrë në vitin 2014

Ontario kërcënon se do të 'fikë plotësisht energjinë elektrike' për SHBA-në nëse lufta tregtare përshkallëzohet

Rusët u zvarritën përmes tubit të gazit duke shpresuar t’i zënë pritë ukrainasve – e pësojnë keq ushtarët e Putinit

Musk thotë se X doli nga shërbimi nga 'sulmi masiv kibernetik që filloi në zonën e Ukrainës'

Tajvani prezanton raketën e re supersonike, fluturon tre herë më shpejt se shpejtësia e zërit – e specializuar për fundosjen e anijeve

Zelensky kërkoi falje për mosmarrëveshjen në Shtëpinë e Bardhë në një letër drejtuar Trumpit, pretendon Witkoff

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare