LAJMI I FUNDIT:

Jotransparenca me lista

Jotransparenca me lista

Ndonëse ka përfunduar afati për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë, disa prej partive politike në Kosovë ende nuk i kanë publikuar ato.

Përderisa tri partitë të cilat ishin opozitë në legjislaturën e fundit, VV-ja, AAK-ja e “Nisma”, kanë dalë me listat e tyre, PDK-ja e LDK-ja ende nuk i kanë zyrtarizuar për opinionin publik kandidatët për deputetë, shkruan “Zëri”.

Përfaqësues të këtyre dy subjekteve thonë se listat do të dalin tek pas verifikimit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.


Mirëpo analistët politikë konsiderojnë se listat nuk janë publikuar ende meqë sipas tyre ka shumë pakënaqësi mes individëve brenda partive të cilët kanë mbetur jashtë atyre listave.

Nga ana tjetër, listat e thuajse të gjitha partive tashmë kanë të përfshirë persona me aktakuza, për të cilët SHBA-ja disa herë pati kërkuar largimin e tyre. E përderisa analistët konsiderojnë se përfshirja e tyre përbën një lajm aspak të mirë për Kosovën, ekspertët e çështjeve juridike thonë se asnjë person nuk mund të konsiderohet fajtor para se të përfundojnë të gjitha procedurat. /Zëri/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori