Elizabeth Warren ishte në Nju-Jork këtë javë, ngjitur në podium përpara turmave gjigande në Sheshin e Uashingtonit. Kandidatja për nominimin demokrat në garën presidenciale foli për korrupsionin në Shtëpinë e Bardhë dhe për nevojën për një ndryshim dramatik; ajo përsëriti propozimin e saj se nëse do të zgjidhej, të vendoste një taksë dy për qind mbi pasanikët më të mëdhenj të vendit; e përmendi po ashtu një lëvizje punëtore të shekullit të 20-të, të kryesuar nga gratë. Pas tubimit, njerëzit qëndruan në radhë për një orë rresht vetëm që të bënin foto me të. E gjithë kjo fton në mendje vetëm një përgjigje të mundshme: “Mendoj se Donald Trumpi ka për të fituar!“
Pesimizmi elektoral në mesin e të majtëve në Shtetet e Bashkuara është një lojë e balancuar mirë, që në varësi të këndvështrimit tuaj vepron ose si një mekanizëm kontrolli për vetëkënaqësinë ose si mënyrë vetë-mposhtjeje që në fund nuk bën që gjë tjetër veçse garanton pikërisht atë rezultat të cilin ka kërkuar ta shmangë. Shumë nga ata që parashikojnë sot një mandat të dytë për Trumpin, i rikthehen përvojës së George W. Bushit që fitoi për herë të dytë zgjedhjet, edhe pse të gjithë ishin të bindur tek një triumf I John Kerryt i cili u shfaq si favorit mjaft i fortë.
Një shkrim i “New York Times”-it këtë javë shpalosi “ndjeshmërinë kritike” të Warrenit e cila i duket shumë “elitë“ klasës punëtore – ashtu si dhe atë të konkurrentes Kamala Harris që konsiderohet shumë “mainstream“ për ekstremin e majtë, dhe Bernie Sanders qe mbetet në mes – shumë larg të dyjave. Përjashtim mund të përbëjë pak Joe Biden i cili, ndonëse një milion herë më i mirë se Trumpi, është kaq jofrymëzues si kandidat (oh, është dhe Bill de Blasio natyrisht, që në sondazhe shënon zero për qind) .
A është stafi i fushatës së Trumpit përgjegjës për këtë situatë?
Dikush mund të mendojë që jo. Vetëbesimi i tij i verbër, i rrënjosur në një patologji që në rrethana të tjera mund të kërkonte ndërhyrje klinike, ngatërrohet në pjesë të mëdha të vendit si “udhëheqje“. Dhe, teksa mbështetja që Trumpi gëzon nga republikanët e bazës është një njollë për partinë e cila nuk ka për t’u hequr kurrë, nuk ka kundërshtim se ajo mbetet mjaft e efektshme. “Trumpi do të fitojë”, i thashë një shoqeje këtë javë dhe ajo m`u kthye me ulërima: “Atë mos e thuaj”! Por, tërheqjes gravitacionale drejt pesimizmit ishte e pamundur t`i rezistohej.
Duket e drejtë sidoqoftë të supozojmë se ajo kokrra e vogël e së vërtetës të cilën kritikat e kundërshtarëve të Trumpit mund ta lejojnë të rritet, do të arrijë ndoshta të lulëzojë duke e mbytur një fushatë nga brenda e duke i shtyrë republikanët “të mbyllin hundën“ ndërsa votojnë Trumpin për një mandat të dytë. E, kështu, teksa mund të jetë e vërtetë që Warren ka pamjen e një “peshkopeje“ e cila nuk “i ngjit“ votuesve që nuk kanë shkuar në Harvard, rreziku i vërtetë për fushatën e saj qëndron diku tjetër: tek psikologjia e rrezikshme e së majtës që parashikon humbjen vetëm për të zbutur goditjen dhe duke pëshpëritur me vete: “Jo, ne nuk mundemi”. /Burimi: Guardian/Gazeta Shqip/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Lumbardh Salihu jashtë listës së më të votuarve në LDK deri më tani, shanset për t’u bërë deputet zvogëlohen

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame