Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shprehur vazhdimisht dëshirën që 2015-a të jetë vit i përparimit në dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit. Dhe jo dialog për dialog. Një progres real do të ndihmonte realisht dhe BE-në të mund të hapte pas kësaj kapitujt për Serbinë dhe Marrëveshjen e Stabilizimit dhe Asociimit për Kosovën. Arritja e tyre, ndërkohë, siç theksoi kohët e fundit në Zagreb zyrtarja e lartë e Departamentit Amerikan të Shtetit, Viktoria Nuland, kërkon “të ndërmerren vendime të guximshme si në Prishtinë, ashtu edhe në Beograd”. Vendimet e guximshme nuk nënkuptojnë kthim nga pika e nisjes dhe as inkurajim të atyre qëndrimeve që të mbajnë rob të nacionalizmave të njohur.
Këto ditë, kryeministri i Serbisë, Aleksandër VuçiQ, njofton Tanjug, duke iu referuar zbatimit të marrëveshjeve midis Serbisë dhe Kosovës, është shprehur se “deri më 27 gusht besoj se do t’i zgjidhim të gjitha gjërat”. Ndërkohë, në Beograd është duke qëndruar një delegacion nga Brukseli për zgjidhjen e atyre problemeve që pengojnë në zbatimin e marrëveshjeve të arritura midis dy palëve. Deklarata e Vuçiqit, sikurse shihet, është në funksion të kësaj të fundit. Por, sa i përgjigjet ajo realitetit, mbetet për t’u parë. Sepse edhe gjatë këtyre ditëve, në Serbi është ngritur një zhurmë e panevojshme, pas së cilës qëndrojnë synimet e njohura.
Pothuajse tërë mediat serbe kanë botuar letrën e ish-kryeministrit, aktualisht ministër i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon. Fjala është që Kosova të mos pranohet në UNESCO, pas kërkesës së saj, sepse ajo për Daçiqin nuk konsiderohet shtet. Për kryediplomatin serb kjo do të ishte një shkelje e hapur e rregullave të OKB-së, e parimeve të saj për ruajtjen e paqes dhe të sigurisë ndërkombëtare.
Dhe më tej, për këtë sillen argumente të çuditshme përmes njerëzve të qeverisë dhe organizmave të ndryshme brenda dhe jashtë Serbisë. Pa u mbushur mirë një muaj nga deklarata e ministrit serb Aleksandër Vulin në Kroaci, gjatë një vizite në memorialin për të vrarët nga regjimi nazist në Luftën e Dytë Botërore, në kampin e përqendrimit në Jadovno, pranë qytetit kroat Gospiq, se “duhet të flasim hapur për ngritjen e fashizmit në Kroaci…se jemi gati të luftojmë së bashku”, këto ditë ai anatemoi dhe shqiptarët e Kosovës. Sipas tij, “Kosova ka djegur kishat serbe, ndaj nuk mund të bëhet anëtare e UNESCO-s”. Dhe më tutje mund të vazhdohej me këto spekulime banale.
Asgjë për masakrën serbe ndaj shqiptarëve apo dhe djegien e objekteve të kultit të këtyre të fundit. Nga ana tjetër, shefja e Grupit Negociator të Serbisë në BE, Tanja Mishçeviq, pranimin e Kosovës në këtë organizatë të OKB-së e sheh si një precedent që do të dëmtonte funksionimin e mëtejshëm të këtij organizmi. Qëndrimet emotive të serbëve pas kësaj nxiten më tej dhe për rrjedhojë, dialogut midis dy palëve i ngushtohet gjithnjë e më shumë hapësira.
Me sa duket, Serbia, edhe pse është e vetëdijshme për këmbënguljen e Bashkimit Evropian se pa normalizimin e marrëdhënieve të saj me Kosovën, nuk mund të përcaktohet fillimi i punës për hapjen e kapitujve në negocimin për integrimin evropian të saj, vështirë të heqë dorë nga qëndrimet e njohura nacionaliste. Madje, pavarësisht grimit të “politikanëve të moderuar”, taktikave të diplomacisë serbe.
Kosova është anëtare e 35 organizatave rajonale e ndërkombëtare, duke përfshirë dhe organizma të rëndësishme të OKB-së, si Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar etj. Nëse merr shumicën e votës të vendeve anëtare, Kosovën nuk e pengon asgjë për të qenë anëtare e UNESCO-s.
Shqetësimi i politikanëve serbë, në fund të fundit, nuk lidhet thjesht me trashëgiminë e objekteve bizantine-ortodokse në territorin e Kosovës. Halli për ta, kuptohet, është më i madh: te rritja ndërkombëtare e shtetit të Kosovës. Të shpresosh apo të gënjesh veten me të kundërtën, aq më keq. Ata, pa u dyzuar, duhet të mësohen me këtë realitet. Aq më mirë do të jetë për ta, për rajonin tonë, që të mos mbetet pre e urrejtjes, për integrimin e përbashkët në familjen evropiane. Kosovës, nga ana tjetër, do t’i duhet të forcojë më shumë shtetin e vet, sundimin e ligjit, por dhe të luftojë për zgjerimin e hapësirave të bashkëpunimit me Serbinë dhe vendet e tjera, duke i dhënë më tepër frymëmarrje proceseve demokratike në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Revista Time provokon me kopertinën e re, vendos Musk në tavolinën e presidentit - vjen reagimi i Trumpit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_18-4-780x439.png)
Revista Time provokon me kopertinën e re, vendos Musk në tavolinën e presidentit - vjen reagimi i Trumpit
![“Kur vendos të kopjosh Luizin, të paktën kopjoje si burrat](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/jul-deda-780x439.png)
“Kur vendos të kopjosh Luizin, të paktën kopjoje si burrat", Julian Deda kritikon ashpër lojën e Gjestit
![Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/avant.jpg)
Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh
![Parashikimi i motit për ditën e zgjedhjeve në Kosovë: Kush voton herët, përgatitet për të ftohtin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-ne-kosove-780x439.jpg)
Parashikimi i motit për ditën e zgjedhjeve në Kosovë: Kush voton herët, përgatitet për të ftohtin
![Ju mund të gjeni vitaminë D në këto ushqime, konsumoni ato për të rritur imunitetin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/b_250207050-780x439.jpg)
Ju mund të gjeni vitaminë D në këto ushqime, konsumoni ato për të rritur imunitetin
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-49-780x439.jpg)
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-3-780x439.jpg)
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
![“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nico-paz-780x439.png)
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
![Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/flick-slot-780x439.png)
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/scholz-merz-780x439.jpg)
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/53454564444-780x439.jpg)
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
![Shtëpia e Bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/trump-netanyahu-press-conference-e1738879536399-780x439.jpg)
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër