Përgatiti: The Guardian
Përkthimi: Telegrafi.com
Mbi totalitarizmin
– Ferri i komunizmit, si çdo ferr tjetër, po mbytej në kuptimin më të keq të fjalës. Por, letërsia atë e transformoi në forcë jete, në forcën e cila të ndihmoi të mbijetosh dhe ta mbash kokën lart dhe të fitosh mbi diktaturën.
– Në një vend të atij lloji, gjëja e parë më e rëndësishme për një shkrimtar, më thelbësorja, është kjo: mos e merr seriozisht regjimin. Ti je shkrimtar, ti do të kesh jetë shumë më të pasur se ata; në një farë kuptimi ose tjetër je i përjetshëm në krahasim me atë lloj të njerëzve, dhe në fund të fundit nuk ke nevojë të lodhesh shumë për ta.
Mbi Enver Hoxhën, sundimtarin shqiptar nga viti 1944 e deri në vdekjen e tij më 1985
– Kur Hoxha u prish me Bashkimin Sovjetik në vitin 1962, ishte gati të kthehej në Evropë, por u refuzua, kështu që e bëri një aleancë jetëshkurtër absurde me Kinën. Kur kjo shkoi mbrapsht, ndërtoi mijëra kupola antibërthamore të cilat e dinte se ishin të padobishme, por donte të krijonte një psikozë frike. Shqipëria vuajti më shumë se çdo vend tjetër i Evropës Lindore.
– Hoxha e imagjinonte veten si intelektual dhe poet i cili kishte qenë në Sorbonë dhe nuk donte të shihej si armik i shkrimtarëve. Sigurisht, mund të më vriste në “një aksident me makinë” ose me “vetëvrasje”, siç bëri me shumë të tjerë.
Mbi cilësimin e tij si shkrimtar politik
– Mendimi im është se nuk jam shkrimtar politik dhe, për më tepër – sa i përket letërsisë së vërtetë – në fakt nuk ka shkrimtarë politikë. Mendoj se shkrimi im nuk është më politik se teatri antik grek. Në çdo regjim politik do të isha bërë ky shkrimtar që jam.
– Kurrë nuk kam pretenduar se jam “disident”, në kuptimin e duhur të termit. Ishte thjesht i pamundur kundërshtimi i hapur ndaj regjimit të Hoxhës, sikurse kundërshtimi i hapur ndaj Stalinit gjatë mbretërimit të Stalinit në Rusi. Disidenca ishte pozicioni të cilin askush nuk mund ta zinte, qoftë edhe për disa ditë pa u përballur me skuadrën e pushkatimit. Nga ana tjetër, vetë librat e mi përbëjnë një formë shumë të dukshme të rezistencës ndaj regjimit.
Për suksesin ndërkombëtar
– Nga njëra anë kjo më siguronte mbrojtje në raport me regjimin, e nga ana tjetër isha vazhdimisht nën vëzhgim. Sepse dyshimi që i ngacmonte ishte se “pse borgjezia perëndimore e vlerëson lart një shkrimtar nga një vend stalinist”?
Për gjuhën shqipe
– Për mua, si shkrimtar, shqipja thjesht është mjet i jashtëzakonshëm shprehës – i pasur, i lakueshëm, i përshtatshëm.
Mbi librat
– I urreja librat sovjetikë, plot me diell, me punën në fusha, pranverën e gëzueshme, verën plot shpresë. Herën e parë që dëgjova fjalët “shpresë” dhe “punë e vështirë”, u lodha.
– Babai themelues i letërsisë shqipe është shkrimtari i shekullit të XIX, Naim Frashëri. Pa pasur madhështinë e Dantes apo të Shekspirit, ai gjithsesi është themeluesi, një personazh emblematik. Shkroi poezi të gjata epike, si dhe poezi lirike, për të zgjuar ndërgjegjen kombëtare të Shqipërisë. Pas tij erdhi Gjergj Fishta. Mund të themi se këta të dy janë gjigantët e letërsisë shqipe, ata që fëmijët studiojnë në shkolla. Më vonë erdhën poetët dhe shkrimtarët e tjerë që prodhuan vepra ndoshta më të mira se ata të dy, por nuk e zënë të njëjtin vend në kujtesën e kombit.
Mbi censurën
– Në fillim të viteve ’60, jeta në Shqipëri ishte e këndshme dhe mirë e organizuar. Shkrimtari nuk mund ta dinte se nuk duhej të shkruante për falsifikimin e historisë.
– Për një shkrimtar, liria personale nuk është aq e rëndësishme. Nuk është liria individuale ajo që garanton madhështinë e letërsisë, përndryshe shkrimtarët në vendet demokratike do të ishin superiorë ndaj gjithë të tjerëve. Disa nga shkrimtarët më të mëdhenj kanë shkruar nën diktaturë – Shekspiri, Servantesi. Letërsia e madhe universale ka pasur gjithmonë një raport tragjik me lirinë. Grekët hoqën dorë nga liria absolute dhe e vendosën rendin në mitologjinë kaotike, si një tirani. Në Perëndim, problemi nuk është liria. Ka edhe servitute të tjera – mungesë talenti, mijëra libra mediokër të botuar për çdo vit.
– Kam krijuar një grup veprash letrare gjatë kohës së dy sistemeve diametralisht të kundërta politike: një tirani që zgjati 35 vjet (1955-1990) dhe 20 vjet liri. Në të dyja rastet, ajo që mund të shkatërrojë letërsinë është e njëjta gjë: autocensura.
Mbi letërsinë bashkëkohore
– Thonë se letërsia bashkëkohore është shumë dinamike, sepse ndikohet nga kinemaja, televizioni, nga shpejtësia e komunikimit. Por, e kundërta është e vërtetë! Nëse krahasoni tekstet e lashtësisë greke me letërsinë e sotme, do të vini re se klasikët vepronin në një terren shumë më të madh, të pikturuar në një kanavacë shumë më të gjerë dhe kishin dimension pafundësisht më të madh.
– Është plogështi e gjithë kjo zhurmë për risitë, për zhanret e reja. Ka letërsi të vërtetë dhe pastaj është pjesa tjetër.
Mbi të qenit shkrimtar
– Nuk punoj më shumë se dy orë në ditë.
– Shkrimi nuk është as profesion i lumtur dhe as i palumtur – është diçka në mes. Është pothuajse një jetë e dytë.
– Jam shumë mirënjohës për letërsinë, sepse ma jep mundësinë ta kapërcej të pamundurën. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush e hartoi alfabetin e gjuhës shqipe?
ASHIK QERIBI
Historia e shqiponjës dykrenëshe, flamurit kuqezi dhe himnit shqiptar
Fjalë të urta popullore: Edhe diell të bëhesh, të gjithë nuk i ngroh dot!
Në ndriçim të Lëvizjes Nacional-Demokratike Shqiptare
Historia e çuditshme dhe befasuese e këngës “Non, Je ne Regrette Rien”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi
Shpërthen TikTok-u, Sara Kolami ia konfirmon Drilonit pëlqimin për të
Pyetet për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari i thotë gazetarit "Mbylle këtë temë", Vishaj: "Kur e mbylli, vendosi unë"
"Vetëm me Kosovën jo" - kapiteni i Rumanisë nuk do më përballje me Dardanët
Franco Foda në skaner për Ligën e Kombeve: Çfarë ndryshoi, sa lojtarë luajtën, kush debutoi dhe ku gaboi te Kosova
Hoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme