LAJMI I FUNDIT:

Jeta në varrezat e aeroplanëve

Jeta në varrezat e aeroplanëve

Atyre që u bie të fluturojnë shpesh me aeroplanë mund të ankohen se u duket sikur jetojnë në bordin e një aeroplani, mirëpo ky me plot kuptimin e fjalës është realiteti i disa prej familjeve të pastreha në rrugët e Bangkokut.

Për ta, sidoqoftë, nuk ka gjë prej asaj rehatie dhe luksi që i shoqëron zakonisht pasagjerët e këtyre mjeteve të udhëtimit. Aeroplanët që ata i kanë “zaptuar” në fakt janë rrënoja të braktisura – skeletet e aeroplanëve të dekompozuar, përfshirë këtu edhe një “Boeing 747”, që është lënë të kalbet në një tokë private në Ramkhamhaeng, në lagjen lindore të kryeqytetit të Tajlandës, transmeton sot “Koha Ditore” shkrimin e CNN-it.

Një numër i madh tajlandezësh i kanë shndërruar tash e sa vjet këta aeroplanë në “shtëpi”, ndërsa jetesën aty e sigurojnë duke mbledhur mbeturina të ricikluara. Kështu të paktën duket në serinë e fotografive që fotoreporteri Taylor Weidman ka paraqitur, pasi ka jetuar më se dy vjet në Tajlandë.

Rehatia në këto shtëpi nënkupton vetëm disa perde të improvizuara që varen pa kontroll në dritaret e fluturave dhe qilim të vendosur në dysheme.


Është kjo një pasqyrë krejtësisht tjetër krahasuar me ëndrrat e udhëtimit, aventurës dhe mundësive që aeroplanët ua nënkuptojnë shumicës së udhëtarëve.

Çmimet vazhdimisht në rritje të qirave në kryeqytetin tajlandez janë vetëm një prej arsyeve se pse këto familje të varfra kanë vendosur që të gjejnë strehë në “varrezën e aeroplanëve”, larg prej lagjeve metropolitane të lindjes së Bangkokut.

Për këto familje marrja me qira e madje një banese fare të vogël as që bëhet fjalë. Ata fitojnë vetëm pak dollarë në ditë, duke mbledhur copëza metali dhe mbeturina në një qytet ku banesat mund të kushtojnë me qindra dollarë në muaj.

Jeta për ta është aq e vështirë saqë jetesa në aeroplanë, gjumi mbi qilima të pistë dhe me gjëra fare të pakta për t’u mbrojtur nga të ftohtit apo të nxehtit, madje mund të konsiderohet luks. E për rrymën dhe ujin e pijshëm që del nga rubinetet e rehatisë së shtëpisë as që bëhet fjalë…

Në trend Fun

Më shumë
Luajti me të njëjtat numra njëzet vjet në lotari - amerikani fitoi 1 milion dollarë, një vjet pasi kishte fituar edhe bashkëshortja e tij

Luajti me të njëjtat numra njëzet vjet në lotari - amerikani fitoi 1 milion dollarë, një vjet pasi kishte fituar edhe bashkëshortja e tij

Interesante
Fotogafia nga viti 1941 bëhet virale, përdoruesit e rrjeteve sociale pretendojnë se djali po mban në dorë një iPad

Fotogafia nga viti 1941 bëhet virale, përdoruesit e rrjeteve sociale pretendojnë se djali po mban në dorë një iPad

Interesante
Një shtëpi me dy dhoma gjumi në Angli ka dalë në ankand për vetëm 10 funte - por duhet të mendoni mirë para se të vendosni ta blini atë

Një shtëpi me dy dhoma gjumi në Angli ka dalë në ankand për vetëm 10 funte - por duhet të mendoni mirë para se të vendosni ta blini atë

Interesante
Takimi i burrit me krokodilin '124 vjeçar' habit përdoruesit e rrjeteve sociale

Takimi i burrit me krokodilin '124 vjeçar' habit përdoruesit e rrjeteve sociale

Interesante
Tronditen përdoruesit e rrjeteve sociale, publikohet videoja e burrit që ecën përkrah luanit

Tronditen përdoruesit e rrjeteve sociale, publikohet videoja e burrit që ecën përkrah luanit

Interesante
Gërmimet në pyllin e Tasmanisë i tejkalojnë pritjet, zbulohen specie të reja bimore

Gërmimet në pyllin e Tasmanisë i tejkalojnë pritjet, zbulohen specie të reja bimore

Interesante
Kalo në kategori