Nuk duhet t’i zihet për të madhe italianit Sandro Rocchi, nëse ai duket i shpërqendruar, teksa shijon një gotë verë të kuqe në restorantin e fëmijëve të tij dhe i kënaqet ringjalljes së pazakonshme të Civita di Bagnoregios, një fshati të mahnitshëm kodrinor në Itali.
Ai ishte zhvendosur në vitet shtatëdhjetë, shkaku i mungesës së perspektivës. Tani në këtë fshat ka shitore, restorante dhe shumë turistë.
“Këtij vendi i është kthyer jeta”, ka thënë Rocchi.
Megjithatë, fshati përballet me një problem të madh.
Civita di Bagnoregio është duke u shembur gradualisht, një proces natyror që po zhvillohet tashmë sa shekuj. Rrëshqitjet e dheut e kanë ndryshuar strukturën e saj, duke e ndarë në dysh objektin nga guri të banorit më të famshëm të fshatit, Giovanni di Fidanzas, teologut të mesjetës, që ishte shpallur i shenjtë si Shën Bonaventura, transmeton Koha Ditore shkrimin “New York Times”.
Për vite të tëra kjo luftë e humbur kundër gjeologjisë nuk ka qenë edhe aq problem i madh, për shkak se pothuajse askush nuk jetonte në Civita dhe nuk kishte edhe aq shumë vizitorë.
Numri i banorëve në këtë fshat vazhdon të jetë i vogël – gjashtë banorë, ndoshta edhe tetë – por Civita, 75 milje në veri të Romës, në Italinë Qendrore, është tani pikë e rëndësishme turistike, me 500.000 banorë që priten gjatë këtij viti. Ajo është kandidate për t’u futur në listën e vendeve të trashëgimisë botërore nga UNESCO.
Civita është në qendër të një fushate rajonale turistike dhe emri i saj është ngjitur edhe nëpër pllakate gjithandej nëpër Romë. Të gjithë pajtohen se është një mrekulli.
Por fshati po shembet, edhe nëse ngadalë. Gjatë muajit maj, rrëshqitja e dheut bllokoi rrugën njëdrejtimëshe që të shpjerë drejt fshatit. Rruga mbetet stabile, teksa ekipet janë duke punuar vazhdimisht; turistët duket se nuk e kanë vërejtur fare këtë gjë. Një gjeolog lokal ka thënë se Civita ka pësuar rreth dhjetë rrëshqitje dheu gjatë vitit të kaluar, disa prej të cilave të vogla, të tjerat më dëmtuese.
“Shiu paraqet problemin kryesor”, ka thënë gjeologu Giovanni Maria di Buduo, që mbikëqyr muzeun lokal, dedikuar gjeologjisë së Civitas dhe rajonit përreth.
“Shiu hyn në të çarat e gurit vullkanik dhe krijon ndryshime. Gjatë pesë shekujve të kaluar kemi parë ndryshime të shkëmbit për rreth 20 për qind, shkaku i rrëshqitjeve të dheut” .
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Arinjtë në Turqi “nuk mund të bëjnë gjumin dimëror” – fajin e kanë temperaturat e larta
Përplasja e një kamioni shkaktoi derdhjen e qindra litrave qumësht në autostradën e Floridës
Një ‘mashtrim’ që po shkakton reagime të shumta – kopshti zoologjik ngjyros qentë për t’u dukur si tigra
Misteri i lumit në Peru, temperatura e ujit arrin në 100 gradë celsius – i djegë viktimat për së gjalli
Psikiku që parashikoi tentativën për vrasjen e Trumpit jep parashikimin e tij për zgjedhjet presidenciale në SHBA
Arinjtë në Turqi “nuk mund të bëjnë gjumin dimëror” - fajin e kanë temperaturat e larta
Taksia "luksoze" që po bëhet virale në rrjete sociale - ofron WiFi falas, ushqime dhe medikamente
Google Maps tregon dy persona të varrosur nën pistën e një aeroporti në SHBA - arsyeja është e çuditshme
Disa u pasuruan shumë herët, e për të tjerët u deshën dekada - mësoni se kur këta 17 miliarderë fituan milionëshin e parë (Foto)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet