LAJMI I FUNDIT:

Jeta e rregullt mbron mendjen e njeriut

Jeta e rregullt mbron mendjen e njeriut

Njerëzit të cilët bëjnë jetë të rregullt e me vetë-disiplinë, me ndjenjë të ndërgjegjes së pastër dhe me punë të kryer me nder, kanë shumë më pak gjasa të sëmurën nga Alzheimeri. Kjo për faktin se ata janë të besueshëm.

Studimi i Robert Wilsonit nga Rush University Medical Center në Chicago, i bërë me 1.000 motra dhe priftërinj, ka dëshmuar që personat të cilët i kontrollojnë impulset e tyre dhe kanë qëllim të caktuar të jetës që i nxit të veprojnë, shumë më rrallë preken nga sëmurja e Alzheimerit.

Këta janë personat të cilët, të tjerët shpesh i konsiderojnë si të besueshëm. Personat e përfshirë në hulumtimin e nisur në vitin 1994, nuk kanë vuajtur nga demencioni (çmenduria). Mirëpo, deri në fund të periudhës hulumtuese, 176 prej tyre janë sëmurë nga Alzheimeri.

Më të vetëbesueshmit në mesin e tyre, kanë pasur 89 për qind më pak gjasa të preken nga sëmundja e Alzheimerit, për dallim nga ata që kanë bërë mënyrë të parregullt të jetesës.


Personat e përgjegjshëm kanë më shumë sukses në shkollë, në punë dhe në marrëdhëniet ndërnjerëzore andaj, më lehtë i përballojnë problemet dhe kjo do të mund të ishte arsyeja pse ata kanë më pak gjasa për t’u sëmurë.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Sheqeri dhe aknet

Sheqeri dhe aknet

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori