LAJMI I FUNDIT:

Jep dorëheqje trajneri i Llamkos Kosovës

Jep dorëheqje trajneri i Llamkos Kosovës

Ka marrë fund aventura e Luan Prekazit si trajner i Llamkos Kosovës. Ai ka dhënë dorëheqje nga posti i trajnerit pas presionit të tifozëve të grupit vushtrrias, “Forca”.

Pakënaqësitë ndaj Prekazit arritën kulmin pas barazimit pa gola ndaj Feronikelit në Vushtrri, ndeshje kjo e cila doli të jetë e fundit për strategun e mirënjohur kosovar.

Mësohet se Luan Prekazi ka dhënë dorëheqje vetë nga detyra e trajnerit, pasi nuk i ka pëlqyer presioni që i është bërë nga tifozët në kohët e fundit, të cilët kanë shprehur mllefin ndaj tij, sidomos pas ndeshjes me Ferronikelin.

Skuadrës do t’i prijë deri në fund të sezonit ish-lojtari i mirënjohur kosovar, Ismet Munishi, i cili ka edhe funksionin e menaxherit në këtë klub. Kjo do të jetë aventura e parë e Munishit si trajner i një skuadre të elitës, ndërsa prioritet i punës së tij do të jetë shpëtimi i ekipit nga rënia prej kategorisë superiore. /Telegrafi/