'Jeni Xhamia' me dekada të tëra pret të rikthehet në pronësi të Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë (BFIM). Mirëpo, ajo tashmë është shndërruar në Galeri të Arteve, për të cilën nuk pajtohet as BFIM-ja e as Muftinia e Manastirit, njofton AA.
Në një deklaratë për Anadolu Agency (AA), Muftiu i Manastirit, Pëllumb Veliu, foli lidhur me shqetësimet për fatin e Jeni xhamisë në këtë qytet. Ai tha se në mënyrë të padrejtë dhe antiligjore shteti po bën uzurpimin e xhamisë. Sipas tij, xhamia duhet të kthehet në pronësi të BFIM-së dhe më pas ky institucion ta vendosë në shërbim të besimtarëve muslimanë dhe faljes së namazit.
Nga ana tjetër Sekretari shtetëror në Ministrinë e Kulturës, Behixhudin Shehapi pohon se ka patur shkelje të ligjit sa i përket Jeni Xhamisë. Mirëpo, ai zgjidhjen e këtij problemi e sheh në tek vullneti i mirë politik.
Muftiu ,Veliu thotë se për fat të keq tashmë jemi në fazën e gati përfundimit total të uzurpimit të përhershëm, të përgjithmonshëm të Jeni Xhamisë në Manastir nga ana e shtetit aktual, një situatë që nuk është e re, por ka filluar që nga viti 1945, gjegjësisht që nga viti 1948.
“Në këtë periudhë deri në vitin 1970 Jeni Xhamia gjithmonë ka shërbyer si ndonjë depo për drithëra apo depo të ndryshme, derisa nuk u mor vendimi që ajo të shndërrohet në Galeri të Artit modern. Ngec problemi aty ku vendimi për kthimin e xhamisë merret në vitin në vitin 1960 kurse në vitin 1967-68 përsëri merret një vendim tjetër nga pushteti i atëhershëm dhe përsëri ‘de jure’ i merret xhamia BFI-së”, thekson Veliu.
Sipas tij, kjo situatë ka vazhduar deri në vitin 2003 dhe xhamia shërben si Galeri e Arteve edhe pse BFIM-ja gjithmonë ka reaguar dhe asnjëherë nuk është pajtuar me statusin e ‘Jeni Xhamisë’.
– Nuk janë të vërteta pohimet për themele të kishës-
Duke folur për gërmimet në ‘Jeni Xhami’, Muftiu i Manastirit mohon pretendimet e disa konservuesve maqedonas për gjoja themele të Kishës Shën Gjorgjia.
“Kudo që të gërmoni në Manastir, në Shkup apo në qendrën më të ngushtë të qyteteve do të gjeni tre gur një mbi një ose do të gjeni ndonjë themel që nuk është aspak as argument as fakt se aty ka patur kishë ose ndonjë ndërtim tjetër. Nuk ka patur për arsye se tanimë ia gjetën edhe emrin kinse qenka kisha e Shën Gjorgjit”, thotë në deklaratën për AA, Veliu.
Ai thekson se prej vitit 2011 e këtej gati në të gjitha materialet apo dokumentet e shkruara në komunikim ndërmjet Ministrisë së Kulturës ose Drejtorisë për mbrojtje të trashëgimisë kulturore dhe të Entit të për mbrojtje kulturore të Manastirit gjithmonë shkruhet Jeni Xhami – Kisha Shën Gjorgji.
“Domethënë emri i xhamisë nuk është Jeni Xhami, por është emër i dyfishuar që mban edhe atë edhe emrin tjetër dhe nesër pasnesër emri i Jeni Xhamisë do të fshihet nga aspekti i të vërtetës. Gjetëm edhe tapinë e Jeni Xhamisë, por për fat të keq ajo tapi nuk është e verifikuar ose nuk është e vulosur. Për çfarë arsye ne nuk kemi njohuri”, thotë ai.
– Kërkuam drejtësi në gjykatat e vendit, por pa sukses –
Lidhur me këto peripeci Muftiu, Pëllumb Veliu thotë se kishin vendosur që drejtësinë për kthimin e Jeni Xhamisë ta kërkojnë në gjykatat e vendit, por pa sukses.
“Vendosëm që problemin tonë ose lëndën tonë ta japim në gjyq dhe të kërkojnë zgjidhjen e këtij problemi në organet gjyqësore të Republikës së Maqedonisë dhe filluam procedurën e cila zgjati prej vitit 1998 deri në vitin 2009, pra plot 11 vite. I vetmi shkak që u refuzuam ishte ajo se gjyqi kërkonte dëshmi të pronësisë, sikur vetë xhamia nuk mjaftonte si dëshmi e pronësisë”, thekson Veliu.
Ai mbetet me shpresë se ky problem do të zgjidhet në kuadër të së vërtetës e jo sipas qejfit të dikujt dhe xhamia t’i kthehet BFI-së dhe të jetë në shërbim të besimtarëve muslimanë.
“Besoj se ky problem do të zgjidhet në saje të së vërtetës e jo në saje të qejfit të dikujt, por të vendoset ashtu sikurse e kërkon drejtësia dhe Jeni Xhamia ti kthehet menjëherë BFI-së e cila menjëherë duhet ta vendosë në shërbim të xhematit, në shërbim të faljes së namazit, pra në shërbim të asaj edhe për çka edhe është ndërtuar”, tha Muftiu Veliu.
Ndërsa drejtori i Qendrës Kombëtare për Konservim, Mehmet Selmani për AA thotë se është bërë shkelje e procedurës.
“Mendoj se ka shkelje, sepse ne si Qendër kombëtare amë e trashëgimisë së patundshme në Republikën e Maqedonisë, qendrat lokale janë të obliguara që projektet e këtyre objekteve t’i dorëzojnë në revizon tek ne. Deri tani nuk kemi pasur asnjë kërkesë qoftë nga Drejtoria për Trashëgimi Kulturore, qoftë nga Muzeu i Manastirit. Dhe nëse kemi aty leje, dhe sigurisht se ka leje mbase në pllakatën e shohim se ka leje për konservim. Ka dy leje, leja plotësuese e vitit 2014 dhe leja e sivjetme për konservim”, deklaroi Selmani.
Sipas tij, kjo do të thotë se leja për konservim jepet në bazë të raportit të komisionit për revizion që i bëhet projektit. “Kompetent jemi ne sipas nenit 86 dhe nëse është dhënë leja për revizion nga ndonjë komision tjetër unë mendoj se është shkelje”, thotë ai.
Nga ana tjetër Sekretari shtetëror në Ministrinë e Kulturës, Behixhudin Shehapi, në një deklaratë për Anadolu Agency (AA) u shpreh se ndonëse nuk ka patur njohuri mbi mosmiratimin e vendimit për revizion në Qendrën kombëtare për konservim thekson se projekti duhet të rishikohet në këtë institucion dhe më pas institucioni i cili është i autorizuar për zbatimin e projektit restaurues të godinës së xhamisë, Enti për mbrojten e monumenteve dhe Muzeu i Manastirit t’i fillojë aktivitetet e veta.
– Procedura duhet të ridefinohet nga fillimi-
“Mbi vete kompetencat i ka marrë Enti për mbrojtjen e monumenteve dhe Muzeu i Manastirit, me ç’rast është shkelur Ligji. Në këtë rast grupi i qytetarëve ose inspektorët Drejtorisë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore mund të dalin në terren ta informojnë Ministrinë se ajo leje është jovalide se nuk e ka kaluar, sipas vërtetimeve që marrim nga Qendra kombëtare për konservim, asnjë ekspertizë dhe në këtë rast inspektorët duhet të ndalin këtë punë dhe procedura duhet të ridefinohet nga fillimi”, u shpreh Shehapi.
Ndërkohë Shehapi mohoi akuzat se ai ka firmosur programin e Ministrisë së Kulturës për vitin 2011, ku është ndërruar emri i Jeni Xhamisë në Kisha Shën Gjorgji, duke u shprehur se drejtori i atëhershëm i Qendrës kombëtare për konservim nuk ka patur kompetenca ligjore që të ndërrojë emrin e xhamisë ose të miraton program.
Ai tha se qeveria duhet të respektojë trashëgiminë osmane në vend dhe thekson se duhet pasur zgjidhje politike mbi këtë çështje.
– Duhet të ketë zgjidhje politike –
“Në këtë shtet, në këtë qeveri nuk ekziston vullnet i mirë. Rasti më eklatant se nuk ka vullnet të mirë, nuk ka respekt ndaj trashëgimisë kulturore osmane dhe njëherit nuk ka respekt ndaj shtetit turk prej ku ka ardhur ajo trashëgimi në këto treva Duhet të ketë zgjidhje politike. Mendoj se në këtë rast Qeveria e Maqedonisë duhet të marrë parasysh edhe kërkesat nga shteti i Turqisë, duhet të marrë parasysh koshiencën që e ka Turqia ndaj kësaj qeverie”, deklaroi sekretari shtetëror Shehapi.
Ndonëse siç shprehet ai në këtë shtet po kultivohen ato vlera dhe respektohet periudha osmane, por dy rastet në Manastir dhe Prilep duhet të gjendet një zgjidhje, ajo është me një vullnet politik.
“Jeni Xhamia duhet të funksionojë si xhami dhe t’i kthehet BFIM-së dhe duhet të ndërpriten tendencat për asgjësimin e xhamisë apo shndërrimin në diçka tjetër”, tha Shehapi.
Ndërkohë, ‘Jeni Xhamia’ është ndërtuar në vitet 1552-56 dhe deri pas Luftës së Dytë Botërore ka funksionuar për nevojat e besimtarëve muslimanë, ndërsa menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore kjo xhami është uzurpuar nga ana e shtetit të atëhershëm jugosllav komunist. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje