Jemi të lumtur që jemi gjallë…
Njëmbëdhjetë vite pas luftës. Njëmbëdhjetë vite të vështira me shumë probleme, shumë pasoja të luftës dhe shumë dhembje. Njerëzit që vdiqën për lirinë që ne e kemi tani nuk do të mendonin kurrë që vdiqën pothuajse për asgjë. Njëmbëdhjetë vite pas luftës, të cilën ndërkombëtarët priren ta quajnë konflikt i armatosur, ka ndërprerje të energjisë në gjithë vendin; ka njerëz që jetojnë në tenda; ka njerëz që jetojnë me vetëm 50 euro në muaj. Luftëtarët nuk luftuan për këto kushte. Ata luftuan për një liri të vërtetë, ku ne do ishim të lirë, të themi çfarë mendojmë, të kemi një vend pune, të marrim një rrogë me të cilën mund t’i ofrojmë jetesë të mirë familjeve tona, të udhëtojmë nëpër botë pa kufizimet që i kishim në të kaluarën.
Fatkeqësisht, gjërat nuk janë siç do donin martirët të ishin. Ne nuk jemi të lirë të themi çfarë duam (ka shumë shërbime sekrete këtu); shumë njerëz nuk kanë një vend pune edhe pse janë të kualifikuar (ata zëvendësohen nga familjarët e udhëheqjes ekzistuese, edhe pse nuk janë të kualifikuar); rroga që marrin të punësuarit është një rrogë e vogël që nuk mund të ofrojë jetesë të mirë për familjet, por është vetëm një mjet mbijetese dhe asgjë tjetër; ne nuk mund të udhëtojmë nëpër botë më lirshëm – faktikisht jemi në një lloj getoje në këtë botë. Jetojmë në një burg të madh dhe na lejohen vetëm disa vizita familjare me kohë të kufizuar dhe shumë kushte.
Megjithatë, neve akoma na duket që gjërat janë më mirë ose më mirë të them nuk e dimë ku mund të dorëzojmë ankesat tona, sepse na duket që askujt nuk ia ndien se çfarë ne mendojmë dhe të gjitha fjalët tona shkojnë në veshë të shurdhër. Neve na duket sikur nuk mund të ndryshojmë asgjë, prandaj nuk ndërmarrim asnjë veprim sepse na duket që të gjitha veprimet do ishin të padobishme.
Jemi të lumtur që jemi gjallë. Jemi të lumtur që po mbijetojmë. Jemi të lumtur që kemi akoma bukë për të ngrënë. Jemi të lumtur që kemi akoma ujë për të pirë. Jemi të lumtur… Në rregull, por nuk do jemi të lumtur përgjithmonë! Do të vije një kohë kur nuk do të durojmë problemet me të cilat ballafaqohemi dhe do duhet ta ngremë zërin. Do të vije një kohë kur njerëzit do të vetëdijesohen që nuk duhet të presin dhe të shohin, por duhet të lëvizin dhe të bëjnë diçka në mënyrë që gjërat të ndryshojnë. Deri atëherë ne do vazhdojmë të jemi të kënaqur që po mbijetojmë nga këto vuajtje që po i përjetojmë madje edhe njëmbëdhjetë vite pas luftës.
Shpresoj që luftëtarët dhe martirët nuk kanë mundësi të shohin atë që po kalojmë ne sot. Atyre mbase do ju vinte keq që nuk mundën të bënin më shumë, ose do pendoheshin për atë që bënë dhe për kë e bënë atë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës