LAJMI I FUNDIT:

Java e Imunizimit Evropian shënohet edhe në Kosovë

Java e Imunizimit Evropian shënohet edhe në Kosovë

Me rastin e fillimit të Javës Evropiane të Imunizimit, të shtunën në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, mbahet konferencë për media, në të cilën IKSHP, OBSH dhe UNICEF-i, në mbështetje të Ministrisë së Shëndetësisë, do të flasin për rëndësinë e vaksinimit dhe përforcimit të sistemit të imunizimit në Kosovë.

Në këtë konferencë do të marrë pjesë edhe Ministri i Shëndetësisë, Bujar Bukoshi, shefi i Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Johannes Wedenig, shefi i Zyrës së OBSH-së, Skender Syla dhe drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani.

Imunizimi kursen shumë jetë për çdo vit dhe kjo arritje e suksesshme e shëndetit publik duhet të përkrahet. Është imperativ i kohës për të ofruar informata të sakta dhe të kuptueshme për rrezikun e sëmundjeve dhe të mirat e vaksinimit.

Duke respektuar se secili fëmijë meriton fillim të shëndoshë të jetës, Java Evropiane e Imunizimit duhet të shfrytëzohet për ngritjen e vetëdijes për rëndësinë e vaksinimit dhe përforcimit të sistemit të imunizimit.


Pra, qëllimi i Javës Evropiane të Imunizimit është të ngrihet shkalla e vaksinimit sa më shumë.

Motoja e sivjetme e javës së Imunizimit është: “Parandalo, Përkrah, Vaksino!”. Përmes kësaj motoje, promovohet mesazhi kryesor se vaksinimi i secilit fëmijë është i rëndësisë vitale për të parandaluar sëmundjet dhe mbrojtur shëndetin. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Një ushqim që na shkurton jetën me 36 minuta sa herë e hamë

Një ushqim që na shkurton jetën me 36 minuta sa herë e hamë

Të njohim produktet
Kalo në kategori