Ja(u)kupi
Një mik i imi më tregoi një barsoletë sipas së cilës z. Jakup (Krasniqin) në Drenicë e quajnë Jau Kupi, ndërkaq në Llap e quajnë Na Kupi . Tashmë pas seancës së fundit të Parlamentit të Kosovës, ende nuk është krejt e qartë se kujt ia kupi apo kush ia kupi kryetarit të parlamentit dhe njëherësh presidentit në detyrë të këtij vendi.
Dikur, me sarkazëm për qeveritë në vendet autoritare, thuhej: “Nëse një vend e ka një qeveri që nuk i pëlqen popullit, duhet ndërruar populli” . Para se të qeshni me këtë fjali, mendoni se, në fakt kjo për Kosovën nuk vlen. Në Kosovë, është bindje e përgjithshme se qeverinë nuk e zgjedh populli as nuk e mban ai në pushtet. Mbi 60 % të elektoratit nuk votoi në zgjedhjet e fundit, pikërisht për këtë arsye. Pse me dalë në të ftohët, apo nëpër vapë, kur vota e qytetarit nuk ka peshë, kështu rezonon qytetari i zakonshëm kosovar, prandaj edhe nuk del në zgjedhje. Edhe zogjtë në degë cicëruan për votat e vjedhura, apo për votat e blera, madje njerëzit bënin be se kanë votuar edhe njerëzit që kanë vdekur vite më parë. Sidoqoftë askush nuk pohoi t’i ketë parë duke votuar.
Një vërtetim të kësaj, kur, ministrat apo edhe vet kryeministri, akuzohen për korrupsion, apo diçka më të madhe ( sepse korrupsioni në Kosovë tashmë është legjitimuar me vet faktin se pjesa më e madhe e qeverisë hetohet për korrupsion dhe asgjë), ata nuk dalin para qytetarëve të japin sqarime apo përgjegjësi, por udhëtojnë nëpër qendrat e vendosjes ndërkombëtare dhe aktivizojnë kompanitë apo personalitete lobuese. Po ashtu, aktivizojnë artilerinë e rëndë të mediave të cilat mbijetojnë nga donacionet dhe vullneti i mirë qeveritar. Po të mos pajtoheni me këtë, keni të drejtë, por duhet kurajo dhe zemër e madhe me u ballafaqua me realitetin.
Kurajo publike e Jakupit
Nuk është hera e parë që z.Jakup Krasniqidel në qendër të vëmendjes si njeriu kyç i vijës e cila, kushtimisht, quhet e luftës, megjithëse z.Krasniqi ishte edhe veprimtar i lëvizjes ilegale të viteve të 80-ta, lëvizjes demokratike të viteve 90-ta dhe së fundi njeriu i parë i UÇK-së i cili deklaroi synimet e saj, veshur në uniformë dhe me fytyrë të pambuluar. Them kushtimisht, sepse lufta në Kosovë ishte totale, dhe krejt populli ishte i involvuar dhe po rezistonte në ndonjë formë të mundshme të saj. Pas lufte z. Krasniqi, disa herë po ashtu kishte ardhur në qendër të vëmendjes qoftë me deklarata, qoftë me qëndrime kokëforta dhe kishte sfiduar përpos shijes së hollë të elitave të vendit edhe faktorin ndërkombëtarë, të cilit i kishte shfaqur hapur përkrahjen, por edhe rezervat e caktuara.
Në mbledhjen tashmë, famoze të Kuvendit të Kosovës, kur Kryeministri i vendit u tregua, për herë të parë ndoshta, aq i pakujdesshëm sa të tregojë se përpos interesave të vendit u shërben edhe interesave tjera, z. Krasniqi insistoi të respektohet rregullorja e Kuvendit, përkundër kërkesës së kryetarit të partisë së tij, i cili dukshëm i nervozuar dhe paarsyeshëm synonte ta udhëheqë edhe Kuvendin.
Rrokullima që ndodhi pas kësaj, e solli vendin në një krizë institucionale e cila për herë të parë zbuloi publikisht faktin se qeveria e këtij vendi nuk është ajo që drejton, por dikush tjetër në prapavijë që ka fuqi më shumë se të gjitha institucionet e Kosovës bashkë. Dukej e pakëndshme kur zyrtarët e lartë të vendit po i kontrabandonin interesat e veta, duke i mbuluar me interesa të vendit e madje edhe të miqve strategjik të këtij vendi.
Sinqeriteti i z. Krasniqi, aktualisht personit numër një dhe dy të këtij vendi, edhe kur nuk pajtohesh me të, edhe kur nuk ke mendime të njëjta me të, të bënë që të kesh respekt publik për kurajon dhe qëndrimin e tij.
Tingëllima e zbraztë e meritokracisë
Pa e bindur veten për diçka, definitivisht nuk arrin me e bindë askënd. Tingëllon zbrazët. Prandaj të rinjtë arrijnë të vejnë në lëvizje popujt dhe shtresat e ndryshme të shoqërisë, sepse vet besojnë në fjalët e tyre. Sidoqoftë, kryet e qeverisë, tashmë në rënie, nuk arriti të bindë askënd për arsyet e sjelljes së tij të çuditshme në parlament. As mediumi publik , tashmë shumë i përfolur si i anshëm, nuk arriti të e nxjerr nga rrethi vicioz i retorikës tashmë të stër-përdorur përpara qytetarëve të këtij vendi.
A do të kaloj në votëbesim qeveria, a do të kaloi strategjia e privatizimit të kompanisë më të suksesshme të vendit, sipas shumë analistëve, kjo tashmë është e parëndësishme para faktit se në krye të vendit, në periudhën e bisedimeve pretendohet të jetë njeriu i cili kërcënon parlamentin, kërcënon këdo që e kundërshton, kërcënon me këtë edhe stabilitetin, sigurinë dhe ardhmërinë e këtij vendi.
Për shumicën e deputetëve tash si duket nuk mjafton vetëm të rikthehet në parlament strategjia e privatizimit të PTK, por duhet sqaruar para qytetarëve të këtij vendi se për cilat interesa apo presione kryeministri i këtij vendi e humbi toruan duke shkelur kushtetutën dhe ligjin, duke marrë kompetencat që nuk i ka në parlament dhe duke kërcënuar e shantazhuar publikisht deputetët e organit më të lartë të këtij vendi.
Kryeministri, tashmë besoj se e ka kuptuar se nuk mjaftojnë më fiskulturat oratorike, por është e domosdoshme të sqarojë para qytetarëve se çka ka ndodhur vërtetë: ka mbrojtur interesa tjera private? Ka qenë i kërcënuar apo shantazhuar? Apo thjesht nuk ka qenë “në të” atë ditë, si i thonë fjalës dhe për këtë duhet kërkuar falje publike. Si ndodhi që prej personit i cili ka arritur të krijojë koalicionin kombëtar dhe të sigurojë stabilitet në kohën e shpalljes së pavarësisë, si u shndërrua në person me të cilin askush nuk do të bashkqeverisë dhe sidomos, pse?
Apo ndoshta duhet pyetur z. Krasniqi, i cili si zakonisht edhe mund ta thotë të vërtetën lakuriqe, po qe se, kjo nuk do të cenonte ndonjë miqësi strategjike? Nëse për asgjë tjetër, z. Krasniqi ia ka borxh opinionit publik të thotë hapur se çfarë ndodhi atë ditë. Për këtë obligohet me vet faktin se ai aktualisht mban dy pozitat më të larta në institucionet e këtij vendi dhe se sidomos, qytetarët e dinë se ai ka kurajo të thotë të vërtetën dhe se ndoshta është i vetmi personalitet publik i cili ka autoritetin të ruaj nderin e vijës së luftës, para qytetarëve të këtij vendi dhe para opinionit ndërkombëtar.
Kryeministri ka ardhur në vete pas krejt asaj tragjik-komedie publike dhe po heshtë. Zhurma e krijuar rreth zgjedhjeve po shpresohet se do të mbulojë gafet e tij dhe cepin e zbuluar të projektit qindra milionësh të quajtur PTK si një nga aferat më të mëdha korruptive.
Sidoqoftë, edhe pas kësaj, mbetet shija e hidhur se krejt kjo marre publike, paraqet vetëm një pjesë të vogël të asaj që realisht po na ndodhë në institucione dhe e cila pa u zhvilluar mirë para syve tanë po mbulohet nga afera dhe zhurma tjera. Ndoshta vetëm zhveshja e kësaj hipokrizie publike do të hapte rrugën që mbi 60% të qytetarëve të zhgënjyer nga loja me demokracinë në këtë vend, të rikthejnë besimin në procesin zgjedhor dhe kështu të hapin rrugën e proceseve qytetëruese në këtë vend, i cili me ose pa personalitetet që rrahin gjoks për merita të çfarëdo lloji, do të eci rrugës së integrimeve euro-atlantike.
Një mik i imi më tregoi një barsoletë sipas së cilës z. Jakup Krasniqin në Drenicë e quajnë Jau Kupi, ndërkaq në Llap e quajnë Na Kupi . Tashmë pas seancës së fundit të parlamentit të Kosovës, ende nuk është krejt e qartë se kujt ia kupi apo kush ia kupi kryetarit të parlamentit dhe njëherësh presidentit në detyrë të këtij vendi.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

Aleatët kryesorë të Trump mbajtën bisedime sekrete me kundërshtarët politikë të Zelensky - Timoshenkon dhe Poroshenkon

Si do të dukej një Gaza e ardhshme sipas planit 53 miliardë dollarësh të Egjiptit

Qeveria merr vendim, mbyllet platforma TikTok në Shqipëri

Banorët të mërzitur, qajnë për "largimin" e Gjestit nga Big Brother VIP Albania

Një skenë e pabesueshme në Mynih - në mes të ndeshjes, nga spektatori u bë rezervë e Bayernit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi