LAJMI I FUNDIT:

Jashari: Ju garantoj llogaridhënie dhe transparencë

Jashari: Ju garantoj llogaridhënie dhe transparencë

Kandidati i pavarur për kryetar të Skenderajt, Bekim Jashari, gjatë ditës së sotme është takuar me ekspertë të fushës së arkitekturës dhe inxhinierisë të kësaj komune, me ç’rast iu ka ofruar mbështetje për idetë e tyre që do të shërbejnë për të mirën e komunës.

Jashari tha se kandidatura e tij për kryetar të komunës ka qenë një kërkesë e shoqërisë, dhe se nuk i ka hyrë garës për interesa personale, por për të mirën e vendit, ndërsa u zotua se do të qeverisë me përgjegjësi, llogaridhënie dhe transparencë gjatë mandatit të tij qeverisës në krye të komunës së Skenderajt.

Jashari shtoi se për çështje të zhvillimit urban, planifikimit dhe investimeve kapitale do të krijojë një komitet për planifikim dhe grup punues për investime kapitale.


Në takim me ekspertët u diskutuan për disa tema siç janë planifikimi dhe zhvillimi urban i deritanishëm. /kp/Telegrafi/