LAJMI I FUNDIT:

Japonezët zbulojnë furçën e dhëmbëve pa pastë

Japonezët zbulojnë furçën e dhëmbëve pa pastë

Një kompani japoneze ka shpikur furçën e dhëmbëve e cila nuk ka nevojë për pastë.

Këtë lloj furçe me nanoteknologji e ka zbuluar dhe prodhuar kompania japoneze Yumeshokunin, ndërsa e ka dizajnuar disenjatori Kosho Ueshima, transmeton Koha.net njoftimet.

Ajo i pastron dhëmbët me jonet minerale, në vend të pastës standarde për dhëmbë.

Jonet në furçe aktivizohen kur ajo zhytet në ujë dhe pastaj dhëmbët mund të pastrohen. Pikërisht këto jone pastrojnë dhëmbët njësoj si pasta dhe mënjanojnë mbetjet e ushqimit dhe njollat si dhe mbrojnë smaltin e dhëmbëve.


Furça është quajtur Misoka, që do të thotë “Dita e fundit e muajit”. Ajo duhet të ndërrohet çdo muaj. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori