Ushqimet që kanë etiketën pa sheqer nuk do të thotë se janë pa karbohidrate nëse përmbajnë alkoole me sheqer. Edhe nëse këto lloje ushqimi nuk përmbajnë sheqer ose karbohidrate të tjera, ato përsëri mund të jenë të pasura me yndyra dhe kalori.
Sheqeri (sheqeri i tavolinës ose sakaroza) dikur nuk përfshihej në dietat diabetike, por kërkimet kanë treguar se ai mik e ngre nivelin e glukozës në gjak më shumë se karbohidratet e tjera. Megjithatë është mirë që përdorimi i tij të jetë i kufizuar, sepse ushqimet e pasura me sheqer shpesh janë të pasura me yndyra dhe përmbajnë kalori boshe (pa lëndë ushqyese të rëndësishme).
Gjatë gatimit, veçanërisht tek ushqimet e pjekura, sheqeri shton shumë më tepër sesa ëmbëlsia. Ai rrit shijen, ndihmon pjekjen, dhe i jep strukturë ushqimit. Shpesh sasia e sheqerit mund të reduktohet me rreth një të tretën pa ndikuar në shijen e produktit të pjekur.
Fruktoza është rreth një të tretën më e ëmbël se sakaroza dhe mund të përdoret në gatim. Përdorni një të tretën më pak se sheqeri i zakonshëm në receta. Fruktoza nuk e rrit nivelin e glukozës aq shumë sa sakaroza, por sasitë e mëdha mund të rrisin nivelin e kolesterolit LDL ( të keq).
Ëmbëltuesit e lëngshëm – melasa, mjalti, shurupi i misrit, shurupi i panjës, dhe lëngjet e frutave, të gjitha përmbajnë sheqerna të cilat në dietë konsiderohen si karbohidrate.
Alkoolet me sheqer (poliol) – manitoli, sorbitoli, ksilitoli, laktitoli, izomalti, maltitoli, dhe amidoni i hidrogjenuar, përmbajnë gjysmën deri në një të tretën më pa kalori se sheqeri. Ato përdoren shpesh në ëmbëlsirat me sheqer dhe në produkte të tjera. Shumë çamçakëzë pa sheqer ëmbëlsohen me alkoole me sheqer sepse ato nuk shkaktojnë karies. Meqenëse këto sheqerna janë më pak të ëmbla sesa sakaroza, duhet të përdoren më shumë për të arritur ëmbëlsinë e sheqerit; kjo do të thotë se një produkt mund të përmbajë alkool të mjaftueshëm me sheqer për të siguruar një sasi të madhe karbohidratesh dhe mund të ketë efekt në nivelin e glukozës në gjak. Nëse konsumohen në sasi të mëdha, disa prej tyre mund të kenë efekt laksativ dhe mund të shkaktojnë ngërçe.
Në përgjithësi, është mirë të mos supozoni se thjesht meqë një produkt ka etiketën pa sheqer ose është krijuar për personat me diabet, ai mund të konsumohet lirisht. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mos bëni panik: Kështu mund ta nxirrni halën e peshkut e cila ju ka ngecur në fyt!

Stop rrezikut nga helmimi me ushqim: Sa gjatë duhet të piqni mishin në mënyrë që të jetë e përgatitur në mënyrë të përshtatshme

Pesë gabimet që bëjnë shumë njerëz pas ngrënies së vaktit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri