Janari i nxehtë
Zhvillimet e fundit në skenën politike në vendin tonë, të kujtojnë luftën e parë dhe të dytë botërore, ndarjen e shteteve ne dy blloqe “ose je me ne ose kundër nesh”. Shumë zhurëm u bë lidhur me një çështje e cila ka marrë përgjigjen e duhur nga njerëzit kompetent dhe profesional për zgjidhjen e këtij problemi. Vendimi i Kuvendit të republikës së Kosovës për reciprocitet ndaj republikës së Serbisë, e ndau skenën politike në dy taborre: Nga njëra anë Partinë Demokratike të Kosovës e cila me Aleancën Kosova e Re është duke qeverisur Kosovën dhe Lëvizjen Vetëvendosje e cila tani më është e njohur për opinionin publik, lidhur me aktivitetin e saj politikë brenda dhe jashtë Institucioneve.
Edhe pse muaji janar në esencë është i njohur për klimën e ftohtë e cila mbretëron, kjo nuk shfaqi pengesë shumë të madhe për ata të cilët sot janë faktor në politikë. Skena politike në këtë muaj ishte e nxehtë, më shumë se kurrë më parë, për kundër temperaturave të ftohta që mbretëruan. Mosrespektimi i vendimit të parlamentit për reciprocitet nga ana e qeverisë sipas lëvizjes Vetëvendosje nga njëra anë, dhe argumentimi i vazhdueshëm i qeverisë nga ana tjetër se ne jemi duke e zbatuar reciprocitetin, ishte fokusi kryesor me të cilin Kosova e përmbylli muajin janar për sa i përket zhvillimeve të brendshme.
A thua ku mbeti Mitrovica në fokusin e qeverisë së Kosovës brenda këtij muaji? Asnjë fjalë, asnjë deklaratë, asnjë debat politik nuk u tha e as nuk u iniciua, për këtë pjesë vitale të vendit! Divergjencat politike, gjuha e ashpër dhe shpeshherë fyerjet e ndërsjella në mes të këtyre dy subjekteve politike, janë të njohura tani më për qytetarët. Por, pa pikë dyshimi kupola u mbush më 14 janar, kur lëvizja Vetëvendosje kishte vendosur të protestoj në Merdare dhe në Dheun e Bardhë, në këto dy pika kufitare në mbrojtje të vendimit të Parlamentit të Republikës së Kosovës për reciprocitet. Gjithçka filloj këtu për të mos përfunduar ende.
Organizimi i protestave është një e drejtë legjitime e shprehjes së pakënaqësive të qytetarëve lidhur me një problematikë të caktuar, e cila shikohet dhe vlerësohet ndryshe. Por ajo që ndodhi me 14 janar, hap një dilemë se a kemi ne shtet ligjor për të cilin jemi duke punuar dhe është qëllim ynë kryesor, apo kemi filluar të ndërtojmë një shtet policor nëpërmjet të cilit mundohemi të ruajmë pozitën tonë? E që me një fjalë do të quhej “Diktaturë moderne brenda demokracisë së zhvilluar”.
Jam i vetëdijshëm dhe mbroj kauzën që pakënaqësitë dhe format e tjera të zgjidhjes së problemeve të zhvillohen në vijën politike brenda Institucioneve, duke ju shmangur formave të tjera të adresimit të problemeve. Por, kjo në asnjë mënyrë nuk i justifikon veprimet anti ligjore të ushtruara nga ata të cilët janë të thirrur për zbatim të ligjit. Veprime këto të cilat, nuk mbetën pa u kritikuar edhe nga partitë e tjera opozitare të heshtura, që ishin rreshtuar në zgjidhjen e këtij problemi në vijë Institucionale, pastaj këshilli për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe shoqëria civile. E që këto dy të fundit organizuan edhe një protestë për të shprehur pakënaqësinë e tyre me atë që kishte ndodhur në të dy pikat kufitare .
Megjithatë, nuk është vetëm çështja e reciprocitetit për të cilën do të duhej të protestohej në këtë vend. Ekzistojnë me dhjetëra probleme të tjera të akumuluara e që janë minimizuar dhe janë bërë si grimcat e atomit në syrin e opinionit publik, e që në realitet janë sëmundje të mëdha të cilat po e përcjellin në vazhdimësi vendin tonë. Ku fatkeqësisht “Lidershipi” Kosovar ende nuk ka arritur të gjej ilaçin e duhur.
Këto sëmundje janë me dhjetëra ashtu siç e përmenda më lartë, të paraqitura në fusha të ndryshme. Por, do të ndalem dhe do të përmend vetëm tri prej tyre në kontekstin ekonomik në aspektin sipërfaqësorë, të cilat janë faktorë stabilizues apo destabilizues për një ekonomi. Mendoj se do të ishte më e vlefshme që të protestohej për nivelin e lartë i papunësisë, ku jemi vendi me papunësinë më të lartë në rajon, e që vlerësohet të jetë rreth 40%; pastaj niveli i lartë i varfërisë, ku rreth 15% të qytetarëve jetojnë me më pak se 1€ në ditë dhe evazioni fiskal, i cili vlerësohet se kap shifrën rreth 40% të ekonomisë informale.
Të gjitha këto janë sëmundje makroekonomike të cilat prodhojnë efekte negative multiplikuese në zhvillimin ekonomik, e që padyshim se janë shumë më me prioritet se sa reciprociteti. E që në asnjë mënyrë nuk dëshiroj të kontestoj dhe të tërheq vëmendjen lidhur me rëndësinë e reciprocitetit dhe efekteve të tij në ekonomi. Prandaj, a nuk janë këto argumente të mjaftueshme për të protestuar?
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Lumbardh Salihu jashtë listës së më të votuarve në LDK deri më tani, shanset për t’u bërë deputet zvogëlohen

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame